Kumbaro merr dy avokate per ta mbrojtur
Ilir Kumbaro ka "autorizuar" dy avokate per ta mbrojtur ate, ne procesin gjyqesor qe po zhvillohet ne Gjykaten e Krimeve te Renda. Gjate procesit te djeshem per rrembimin dhe me pas, zhdukjen e Remzi Hoxhes, trupi gjykues i kryesuar nga ana e gjyqtarit Xhelal Elezi kane bere me dije se "Ervin Kumbaro nepermjet nje prokure, prej tre faqesh autorizonte dy avokatet Bledar Fejzo dhe Vojo Bregu, qe te mbronin interesat e te pandehurit Ilir Kumbaro". Pas kesaj deklarate avokatet mbrojtes kane kerkuar nga gjykata, qe te njihen me te gjitha aktet e dosjes, deri ne momentin qe ka ardhur gjykimi i ceshtjes, ne menyre te tille per te pasur nje gjykim sa me te drejte, sic e parashikon dhe ligji. Menjehere pas kerkeses se bere nga ana e mbrojtesve, gjykata vendosi te shtyje procesin per javen e ardhshme. Po ashtu gjykata vuri ne dijeni tre deshmitaret qe ishin prezente, qe te paraqiteshin ne seancen e radhes, per te dhene deklarimet e tyre.