Lipi: Nuk do të drejtoj më klube
"Nuk do të drejtoj më
skuadra klubesh, por
nuk e përjashtoj që
në të ardhmen të bëj diçka tjetër
në lidhje me futbollin": këtë e ka
thënë trajneri i Kombëtares së Italisë,
Marçelo Lipi. Numri një i pankinës
"azzura" e ka deklaruar një
gjë të tillë të premten në mbrëmje
në Paris gjatë një debati publik, të
organizuar nga shoqata "Dante
Aligieri". Duke iu përgjigjur disa
pyetjeve rreth të ardhmes së tij,
Lipi ka përsëritur disa herë se,
ëndrra e tij kishte qenë gjithmonë
të drejtonte kombëtaren "azzurra"
dhe se, pasi kishte fi tuar titullin
e Kampionit të Botës me këtë
skuadër, "do të ishte absurde"
të ulej në pankinën e një tjetër
kombëtareje.
Vetëm Italia
Pasi ka lënë në vitin 2006 pankinën
"azzurra", trajneri Marçelo
Lipi ka marrë shumë oferta nga
shumë klube. Mes tyre ka pasur
edhe oferta "nga disa federata
të huaja për të drejtuar ekipe
kombëtare, si për shembull Meksika.
Kam pasur kontakte edhe
me disa federata evropiane, por
tani nuk dëshiroj të them emra
konkretë", ka rrëfyer ai. "Por, ka
shtuar Lipi më pas, ishte një gjë
që nuk mund t‘i shkonte kurrë
ndërmend për një njeri që ka
fituar në kampionat botëror".
Tekniku italian ka përmendur
rastin e Xhovani Trapatonit, tani
trajner i Irlandës: "Diferenca mes
meje dhe të tjerëve, ka sqaruar
ai, është se, ata nuk e kanë fi tuar
Botërorin dhe nuk e njohin këtë
ndjenjë. Nëse mendoj se do të
duhet t‘ju thuash irlandezëve
atë që i ke thënë Gatuzos e Materacit...
për mua kjo është një gjë
e pamundur".
Nuk ka krizë
Futbolli italian në krizë dhe
superfuqia e futbollit anglez? Lipi
nuk është aspak dakord: "Futbolli
italian ka theksuar trajneri i "azzurrëve",
nuk është ai i klubeve,
por ai i kombëtares. Dhe ne jemi
ende Kampionë Bote. Ashtu
sikurse futbolli i kampionatit
anglez nuk është ai i kombëtares
angleze". Lipi ka shtuar se gjithsesi
klubet italiane kanë qenë
gjithmonë në majë gjatë viteve të
fundit dhe se "nuk mund të fi tosh
gjithmonë".
Maradona, një orakull
"Sikur të mund të fusnim një
njeri të padukshëm në dhomat e
zhveshjeve të Argjentinës, do të
shikonim 11 lojtarë me gojë hapur,
të cilën dëgjojnë atë, Maradonën,
kur ai fl et. Për argjentinasit Diego
është një orakull": kështu është
shprehur trajneri i Italisë, duke
iu përgjigjur një pyetjeje rreth
perspektivave të kombëtares së
Argjentinës. "Kjo skuadër ka luajtur
shumë mirë në Botërorin 2006,
ka nënvizuar Lipi, tani me Maradonën
sigurisht që do të ecë edhe
më mirë. Ai ka bërë shumë më
pak nga sa do të bënte si lojtarë,
dhe do të bëjë shumë më shumë
si trajner". "Kur një person gabon
dhe më pas paguan, ka shtuar ai,
gjithnjë duke iu referuar ‘El Pibe
de oro‘-s, nuk duhet të vazhdojmë
të merremi më me të kaluarën e
tij. Ai e ka paguar dhe ka shumë
mënyra për ta shlyer gabimin: në
planin profesional, në atë miqësor,
në atë familjar".
skuadra klubesh, por
nuk e përjashtoj që
në të ardhmen të bëj diçka tjetër
në lidhje me futbollin": këtë e ka
thënë trajneri i Kombëtares së Italisë,
Marçelo Lipi. Numri një i pankinës
"azzura" e ka deklaruar një
gjë të tillë të premten në mbrëmje
në Paris gjatë një debati publik, të
organizuar nga shoqata "Dante
Aligieri". Duke iu përgjigjur disa
pyetjeve rreth të ardhmes së tij,
Lipi ka përsëritur disa herë se,
ëndrra e tij kishte qenë gjithmonë
të drejtonte kombëtaren "azzurra"
dhe se, pasi kishte fi tuar titullin
e Kampionit të Botës me këtë
skuadër, "do të ishte absurde"
të ulej në pankinën e një tjetër
kombëtareje.
Vetëm Italia
Pasi ka lënë në vitin 2006 pankinën
"azzurra", trajneri Marçelo
Lipi ka marrë shumë oferta nga
shumë klube. Mes tyre ka pasur
edhe oferta "nga disa federata
të huaja për të drejtuar ekipe
kombëtare, si për shembull Meksika.
Kam pasur kontakte edhe
me disa federata evropiane, por
tani nuk dëshiroj të them emra
konkretë", ka rrëfyer ai. "Por, ka
shtuar Lipi më pas, ishte një gjë
që nuk mund t‘i shkonte kurrë
ndërmend për një njeri që ka
fituar në kampionat botëror".
Tekniku italian ka përmendur
rastin e Xhovani Trapatonit, tani
trajner i Irlandës: "Diferenca mes
meje dhe të tjerëve, ka sqaruar
ai, është se, ata nuk e kanë fi tuar
Botërorin dhe nuk e njohin këtë
ndjenjë. Nëse mendoj se do të
duhet t‘ju thuash irlandezëve
atë që i ke thënë Gatuzos e Materacit...
për mua kjo është një gjë
e pamundur".
Nuk ka krizë
Futbolli italian në krizë dhe
superfuqia e futbollit anglez? Lipi
nuk është aspak dakord: "Futbolli
italian ka theksuar trajneri i "azzurrëve",
nuk është ai i klubeve,
por ai i kombëtares. Dhe ne jemi
ende Kampionë Bote. Ashtu
sikurse futbolli i kampionatit
anglez nuk është ai i kombëtares
angleze". Lipi ka shtuar se gjithsesi
klubet italiane kanë qenë
gjithmonë në majë gjatë viteve të
fundit dhe se "nuk mund të fi tosh
gjithmonë".
Maradona, një orakull
"Sikur të mund të fusnim një
njeri të padukshëm në dhomat e
zhveshjeve të Argjentinës, do të
shikonim 11 lojtarë me gojë hapur,
të cilën dëgjojnë atë, Maradonën,
kur ai fl et. Për argjentinasit Diego
është një orakull": kështu është
shprehur trajneri i Italisë, duke
iu përgjigjur një pyetjeje rreth
perspektivave të kombëtares së
Argjentinës. "Kjo skuadër ka luajtur
shumë mirë në Botërorin 2006,
ka nënvizuar Lipi, tani me Maradonën
sigurisht që do të ecë edhe
më mirë. Ai ka bërë shumë më
pak nga sa do të bënte si lojtarë,
dhe do të bëjë shumë më shumë
si trajner". "Kur një person gabon
dhe më pas paguan, ka shtuar ai,
gjithnjë duke iu referuar ‘El Pibe
de oro‘-s, nuk duhet të vazhdojmë
të merremi më me të kaluarën e
tij. Ai e ka paguar dhe ka shumë
mënyra për ta shlyer gabimin: në
planin profesional, në atë miqësor,
në atë familjar".