E Diel, 1 Nëntor 2026

Pesë të arrestuar për krim të organizuar

Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar (DHKO), pas hetimeve të zhvilluara më herët, dje ka realizuar një operacion policor të koduar me emrin “TERMINALI”, me ç’rast ka arrestuar pesë persona të dyshuar për veprat penale “krim i organizuar”, “kontrabandim me mallra” (medikamente medicinale).

Policia ka dhënë identitetin e të arrestuarve me inicialet A.L. (1974), F.A. (1962), N.L. (1983), të gjithë meshkuj, shqiptarë dhe shtetas të Kosovës, si dhe S.K. (1976) e M.L. (1974), që të dy meshkuj dhe shtetas të Maqedonisë.

Sipas komunikatës së policisë, veprimtaria e kundërligjshme e të dyshuarve ishte përcjellur një kohë të gjatë , që ka rezultuar me arrestimin e të dyshuarve, tek të cilët janë gjetur dhe konfiskuar mallra dhe medikamente medicinale të kontrabanduara nga Maqedonia në Kosovë.

Si pjesë e operacionit policor janë kontrolluar edhe banesat e personave të dyshuar, tani më të arrestuar, F. A. në Prishtinë dhe N. L. në Hanin e Elezit, ku është gjetur dhe konfiskuar një sasi e konsiderueshme e medikamenteve medicinale pa banderola.

Lidhur me medikamentet pa banderola është njoftuar Inspektorati i Agjencionit Kosovar për produkte medicinale.

Të gjitha veprimet policor lidhur me ketë rast janë kryer me autorizim të prokurorit përkatës dhe ndaj të dyshuarve është caktuar masa e ndalimit për 48 orë, për të vazhduar me procedurat e mëtutjeshme hetimore./Indeksonline/  

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›