Pesë të rinj vranë peshkatarin, e përdorën si tabelë qitjeje
07/05/2010 Policia zbardh krimin, arrestohen 5 të rinjtë mes të cilëve edhe dy të mitur
ELBASAN- Pesë të rinj kanë vrarë duke përdorur si tabelë qitje një peshkatar i gjendur pa jetë dhjetë ditë më parë. Pas një pune të mirëfilltë hetimore agjentët kanë arritur në zbardhjen e autorëve të krimit, të cilët kanë qenë të rinjtë e një lagjeje që kanë provuar armën e tipit kallashnikov për të shënjuar 50-vjeçarin që po peshkonte në anën tjetër të lumit. Janë arrestuar një ditë më parë 5 të rinj përkatësisht Kozma Beti 20 vjeç lindur në fshatin Lisnaj dhe me banim në lagjen Emin Matraxhiun në vendin e quajtur Krastë e Vogël, A.XH 16 vjeç me banim në të njëjtën lagje me vendlindje fshatin Qerret të komunës Labinot Mal, Z.H 15 vjeç lindur në fshatin Griqan me banim në Krastë, Ariston Jolla 25 vjeç dhe G.E 14 vjeç me banim po në të njëjtën zonë. Konfirmohet se të 5 të rinjtë në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë vrarë shtetasin Dylaver Peqini. Nga ana e policisë janë bllokuar në cilësinë e provës gëzhojat e qëlluara nga arma. Të rinjtë janë duke u marrë në pyetje mbi vendndodhjen e armës, të cilën mendohet se e kanë hedhur në lumë pasi kanë kryer krimin. Pasi janë marrë në pyetje dhe kanë pranuar krimin, të rinjtë kanë treguar se çfarë kishin bërë duke thënë edhe se ka qenë një lojë që më pas është kthyer në një vrasje. Burime zyrtare të policisë bëjnë të ditur se në sajë të punës disa ditore dhe marrjes në pyetje të shumë personave dhe të dëshmitarëve është arritur të finalizohet edhe operacioni i mbiquajtur “Peshkatari”. Nëpërmjet të dhënave, provave dhe indikacioneve është bërë i mundur arrestimi i pesë autorëve të ngjarjes së ndodhur më 21 prill të këtij viti në vendin e quajtur “Byshek. Autorët mësohet se kanë qëlluar me një armë zjarri tip automatik nga zona e Krastës për në anën tjetër të lumit ku ndodhej duke peshkuar Peqini. Ata kanë provuar të qëllojnë me radhë dhe një prej të shtënave e ka zënë 50-vjeçarin afër zemrës duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Pesë të rinjtë, banorë të lagjes “Shënkoll” që ndodhet në pjesën fundore të qytetit në afërsi të lumit Shkumbin janë larguar me shpejtësi, por nuk kanë pastruar të gjithë provat dhe nuk kanë ndalur dot hetimet e Prokurorisë që kanë mbërritur në zbardhjen totale të ngjarjes.
Dëshmia: Ishte një lojë
Dëshmia tronditëse e adoleshentëve që kishin vendosur të provonin shënjestrën mbi një njeri ka qenë tronditëse. Ndërsa kanë pranuar krimin ata kanë thënë se kanë qenë të gjithë bashkë, duke provuar një kallashnikov, ndërsa kanë parë në anën tjetër të lumit një peshkatar. Atëherë në një formë sfide kanë nisur me njëri-tjetrin diskutimet se kush mund ta qëllonte nga kjo lartësi peshkatarin. Atëherë kanë filluar provat dhe ndërsa kanë qëlluar njëri prej tyre e ka shtrirë për tokë 50-vjeçarin që nuk kish kuptuar se të shtënat nga krahu tjetër i lumit ishin në drejtim të tij dhe të mund të mbrohej.