Rrahin policin e zonës, arrestohen 2 vëllezërit
07/05/2010 Të ndaluarit: Polici na futi në sherr
SKRAPAR- Një ngjarje e rëndë dhe e pazakontë ka ndodhur në orët e vona të pasdites së djeshme në një fshat të komunës qendër të rrethit të Skraparit. Burime nga komisariati i këtij rrethi bëjnë me dije se në pasditen e 24 orëve më parë në fshatin Sharovë të komunës Qendër 3 km në jug të qytetit të Çorovodës ka ndodhur një ngjarje e pazakontë, për të cilën janë vënë nën pranga dhe dy vëllezërit Aljosha dhe Valter Kadiu. Dy vëllezërit Kadiu banorë të fshatit Sharrovë përkatësisht 22 e 24 vjeç kanë qëlluar me mjete të forta dhe kanë hedhur nga shkallët e katit të dytë të një lokali në qendër të këtij fshati policin Besnik Nafufi duke e lënë të plagosur dhe pa ndjenja. Më pas dy vëllezërit Kadiu janë larguar nga vendi i ngjarjes, ndërsa banorët e këtij fshati njëkohësisht klient të lokalit i kanë ardhur në ndihmë policit, duke e dërguar këtë të fundit në spital për të marrë mjekimin në kësi rastesh. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17.30 minuta të ditës së djeshme, ka qenë një telefonat në vendin ku ka ndodhur sherri që dhe ka ngelur i plagosur lehtë edhe polici Nasufi, i cili ka lajmëruar policinë dhe ka qenë grupi i gatshëm ai që ka udhëtuar me shpejtësi për në vendin e ngjarjes në fshatin Sharovë. Sipas dëshmitarëve okular të ndodhur rastësisht në vendin e ngjarjes, dy vëllezërit Kadiu janë futur në lokal dhe aty kanë filluar të grinden me një kushëririn e tyre Sokol Kadiu, për një problem pronësie dhe kryesisht të dëmtimit të pronës së tyre prej bagëtive të këtij të fundit. Duket se grindja mes kushërinjve ka bërë që të kaloj në sherr dhe të lajmërohet inspektori i zonës Besnik Nasufi, i cili ka shkuar për të ndal sherrin mes dy vëllezërve dhe kushëririt të tyre Sokol Kadiut. Dy vëllezërit që për momentin kanë lënë sherrin me policinë dhe i janë drejtuar policit me fjalë fyese dhe duke e shtytur dhe fizikisht. Në pa mundësi për t’u mbajtur polici nga forca e shtytjes ka rënë nga lartësia duke u plagosur lehtë