Pesë viktima të zjarrit në Paris

Pesë persona, në mesin e të cilëve edhe një fëmijë, kanë vdekur me rastin e shpërthimit të zjarrit në një banesë në paralagjen veriore të Parisit, Gennevilliers.
Zjarri shpërtheu në orën 7 të mëngjesit të së mërkurës. Të pesë viktimat e zjarrit banonin në katin e katërt të ndërtesës shtatëkatëshe, transmeton BBC.
Nga zjarri kanë pësuar dëmtime edhe 18 persona dhe shumica e tyre po kurohen në spital.
Në luftë për shuarjen e zjarrit kanë marrë pjesë rreth 100 zjarrfikës.
Njëri zjarrfikës, fjalët e të cilit i transmetoi Televizioni Francez, deklaroi se ndërtesa ishte në gjendje të mirë dhe se nuk është e qartë se si ka shpërthyer zjarri.
Në mesin e 18 të plagosurve janë edhe dy zjarrfikës, me djegie nëpër duar./Indeksonline/