E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pesha e dhimbjes në 8-vjetorin e 11 shtatorit

Edhe 8 vjet pas sulmit terrorist islamik mbi simbolet e SHBA-ve, ende mbetet dhimbja për humbjen e jetëve të pafajshme, por edhe nevoja për të një strategji parandaluese ndaj një terrorizmi që mbetet ende rrezik për Perëndimin

Më 11 shtator, në të gjitha institucionet shtetërore, flamuri kombëtar amerikan bie në gjysmë shtizë. Ndërsa, në mëngjes fillojnë e mbahen edhe tre minuta zi, ndalet çdo veprimtari gjatë ceremonisë së përkujtimit dhe ndizen qirinjtë e vendosen buqeta me lule të freskëta, në afërsi të Qendrës Tregtare Botërore.
Fanfarat e anijeve, sirenat e trenave, sirenat e emergjencës, kambanat e kishave, bandat muzikore të reparteve të zjarrfikësve e policisë janë duke luajtur marshe funebre. Më pas me ekzekutimin e himnit kombëtar Amerikan dhe ngritja e flamurit amerikan, shënojnë në mënyrën më solemne në New York, të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, 7- vjetorin e sulmeve terroriste mbi simbolet amerikane atë tregtisë e mbrojtjes.
Sot, në datën 11 Shtator 2009, ashtu si ditën e martë më 11 Shtator 2001, ora 08:46 e mëngjesit, u mbushën tetë vite, nga sulmet tragjike terroriste në tokën Amerikane. Sot, pikërisht, kjo orë dhe data 11 shtator 2001, është dita, kur katër avionë të rrëmbyer nga një grup terroristësh, sulmuan dy qendrat simbol të Amerikës, Qendrën Tregtare Botërore"World Trade Center" dhe Ndërtesën e Ministrisë së Mbrojtes, "Pentagonit", ndërsa një avion tjetër, u rrëzua diku në një fshat në Pensilvani.
Pesha e dhimbjes mbi Nju-Jorkun metropol/Tetë vjet pas kësaj ngjarje gjithë Amerika dhe bota i ka sytë e mendjen tek 8 vjetori i përkujtimit të kësaj date e cila është shpallur dhe si Dita Kombëtare e Patriotëve. Dhe duke përkujtuar këtë përvjetor, SHBA-s, do të bëjnë që tragjedi të tilla të mos ndodhin kurrë më. Prandaj do të dëshiroja që me këtë raste të tregojë edhe arsyet se pse Amerika është duke e zhvilluar këtë përkujtimin e një vjetorit të sulmit terroristë edhe me një fushatë globale kundër atyre që qëllimisht vranë njerëzit e pafajshëm. Metropoli i botës Nju Jork-u ka mbi "shpatullat" e tij peshën e dhimbjes, ka peshën e dinjitetit kombëtar ka gjithë Amerikën dhe gjithë botën e qytetëruar. Procesioni memorativ ka filluar edhe ne tre familjet e tre viktimave shqiptare, si çdo ritual gjatë këtyre vjetëve vizitua këtë zonë dhe vendosën kurora lulesh. Në qytetin e Nju Jorkut, emrat e viktimave u lexuan me zë të lartë në vendin e quajtur “Ground Zero”, ku dikur ngriheshin dy kullat e Qendrës Botërore të Tregtisë. Të afërmit e viktimave qëndronin me sy të përlotur dhe mbanin në duar fotografitë e të afërmve. Ata hodhën trëndafila në një basen të ndërtuar aty pranë. Një urë e iprovizuar është ngritur në vendin që thirret këtu "Ground Zero", dhe në dy krahët e urës valëviteshin flamujt e 70 shteteve, që përfaqësonin kombësinë e të gjithëve atyre që humbën jetën atë ditë në këtë vend. Flamuri shqiptar dhe i Kosovës është i pari sipas radhës alfabetike, në kujtim të Mon Gjonbalaj, Simon Dedvukaj dhe Rrok Camaj. Në këtë ditë, dhe kombi ynë hyri në historinë e heronjve amerikan, me tre emra simbol. Mon Gjonbalaj, Simon Dedvukaj dhe Rrok Camaj, janë emra, të cilët do të kujtohen në mote, në këtë vend, si dëshmi e gjallë, se ne jemi shqiptarë në radhë të parë, por jemi edhe amerikanë. Nëse do të pyesje çdo qytetar të kësaj bote, se çfarë ndodhi në 11 shtator, ai do të përgjigjet: "u krye akti më terrorist që përjetoi bota". 4 avionë kamikazë sulmuan dy simbolet gjigande amerikane. Atë të ekonomisë ku rrëzuan dy Kullat Binjake, si dhe ndërtesën e Ministrisë së Mbrojtjes - Pentagonin. Ndërsa, po atë ditë në të njëjtën kohë në afërsi të një fshati në Pensilvani, u rrëzua një avion, dhe kështu e marta e 11 shtatorit 2001, papritur e pakujtuar mori jetën e 2900 njerëzve të pafajshëm", Pra, në mendjen e njerëzve të thjeshtë, 11 shtatori ishte një sulm terrorist, ishte një moment i dhimbshëm në histori, që erdhi e tronditi zemrat e mendjet e qindramiliona njërëzve. Ata avionë, e ata terroristë që shkatërruan dy Kullat Binjake në Nju Jork, apo një pjesë së ndërtesës së Ministrisë së Mbrojtjes - Pentagonin në 11 shtator 2001, gjashtë vjet më parë, nuk e bënë këtë për të shkatërruar thjesht dy kulla nga më të lartat në botë, por, për të shkatërruar e sulmuar një qytetërim të tërë. Dhe jo më kot terroristët zgjodhën e goditën kullat e tregtisë botërore, ato ndërtesa që mundësonin prosperitetin dhe tregtinë e mbarë botës, jo më kot u vu në shënjestër Pentagoni dhe Shtëpia e Bardhë, institucionet mbi të cilat është ndërtuar dhe e garantuar siguria e botës së lirë, paqe e demokraci. Ata që i kryen këto akte ishin të motivuar nga urrejtja kundra vendit simbol të demokracisë, paqes në botë - Shteteve të Bashkuar të Amerikës zemren e qytetërimit perendimor.
Terroristët i kanë shpallur luftë mbarë botës së lirë/Me të tilla akte ata që i kryen dhe ata fshihen pas tyre nuk i kanë shpallur luftë vetëm SHBA-së, i kanë shpallur luftë të gjithë atyre popujve e shteteve të cilëve SHBA u garanton sigurinë e lirinë. Të gjithë atyre shteteve aleate në mbarë botën, me të cilat SHBA janë bërë një - duke ndarë kështu prosperitetin dhe zhvillimin. Kjo është një prej pikave më të rëndësishme që edhe ne shqiptarët në Shqipëri, Kosovë, e viset shqiptare në Ballkan, e në diasporë, mbarë kombi shqiptarë arritën të tregojnë në 11 shtator 2001, se ne jemi populli më pro-amerikanë në botë. Ne jemi përkrah SHBA, ashtu siç janë SHBA përkrah nesh, me pavarësinë e Kosovës dhe demokratizimin e Shqipërisë. Për kombin shqiptarë, terrorizmi nuk është vetëm një kërcënim për SHBA dhe amerikanët, por për Shqipërinë dhe Kosovën. Udhëheqësit amerikanë u prononcuan në media se 11 shtatori 2001, shënon ditën më të zezë në historine e shtetit 300 vjeçar amerikan. Nëse Perl Harbor ishte një tragjedi në Paqësor, 11 shtatori ishte sulmi i parë terrorist në tokën amerikane. Ishte sulmi i parë në 300 vjet në tokën amerikane, që nuk kish njohur luftë nga jashtë në 300 vjet. SHBA e gjeti veten në 11 shtator si superfuqia e vetme e botës e goditur nga një kontigjent njerëzish të cilët i ushqente urrejtja e madhe ndaj SHBA-se. Ndaj SHBA u krye akti terrorist, vepër jo e një personi a celule, por produkt i një grumbulli njerëzish rreth një organizate të quajtur Al Qaida, organizatë, që jo vetëm nuk i dënon këto akte, përkundrazi i mbështet ato në masë e në mënyrë të vetedijshme anembanë botës.
Kujtimi i tmerreve/Kanë kaluar 8 vjet që nga sulmet terroriste të 11 shtatorit 2001 kundër Shteteve të Bashkuara. Megjithatë vazhdojnë debatet rreth ritmit me të cilin po bëhen rindërtimet në vendin ku ndodhej Qendra Botërore e Tregëtisë dhe nëse një numër i madh njerëzish kanë mbetur të sëmurë për shkak të sulmeve. Shumica e njujorkezëve e mbajnë mënd fare mirë mëngjesin e pastërt dhe paqësor të 11 shtatorit 2001, por ai imazh u trondit rëndë në orën 8:46 të mëngjesit kur u godit kulla e parë e Qendrës Botërore të Tregëtisë. Anxhela Xhekson shikonte kullën nga zyra e saj aty pranë.“Pashë një të çarë të madhe, njerëzit që hidheshin nga ndërtesa dhe të gjithë ishin të tmerruar. Pjesëtarë të familjes time filluan të më telefononin”.Disa minuta më vonë u godit kulla e dytë. Nëpër rrugë kishte kaos. “Disa njerëz i zuri tmerri, të tjerë qanin, ose përpiqeshin të ndihmonin njerëzit e plagosur nga xhamat e thyer të ndërtesës”, thotë Anxhela.Pas pak orësh pati zhvillime të tjera tronditëse: Njëra prej kullave u shëmb e më pas edhe tjetra. Ato fotografi janë ngulitur në mëndjen e shumicës së njerzve. Kathlin Kros ishte në apartamentin e saj në lagjen Battery Park City. “Çdo gjë u mbulua me të bardhë, i gjithë ky jeshillëk i bukur u mbulua nga pluhur i bardhë”.
Për t’u habitur, brenda një jave bursa e New Yorkut u rihap. Më pas, u hapën edhe biznese të tjera. Megjithatë, punonjësit, që u kthyen thonë se edhe pas disa muajsh ajri kishte një shije të helmët.“Ndjehesha sikur të 5 shqisat më ishin sulmuar. Shijen e helmët mund ta ndjeje në çdo drejtim. Ishte e pabesueshme”, thotë banorja e Nju Jorkut, Kesën Xhon.Kesën iu krijuan probleme të frymëmarrjes, madje sot ajo vuan nga astma.“Jam e bindur se qëndrimi im në atë mjedis më ka shkaktuar problemet shëndetsore që kam tani”.Ky është shqetësimi kryesor me të cilin përballen tani autoritetet. Sa njerëz u sëmurën nga tymi helmues pas rrëzimit të dy kullave në Nivelin Zero? Kller Kalladajn drejton grupin 9-11 Shëndeti Tani. Ky grup thonë se numri i të sëmurve është dhjetra mijëra. “Helmet e pranishme në Qendrën Botërore të Tregëtisë ishin shumë të forta dhe prekën gjithë trupin; përfshirë edhe sistemin nervor. Ekspozimi ndaj këtyre elemtëve helmues ishin shumë serioz”.Megjithatë, shumë njerëz erdhën të banonin këtu sepse u tha që çmimet e shtëpive ishin të arsyeshme.Alison Kasillo erdhi për të banuar në lagjen Battery Park City, 7 muaj pas sulmeve, megjithëse kishte dëgjuar rreth ajrit të helmët.“Zakonisht njujorkezëve u pëlqen të jetojnë në apartament dhe unë e bleva apartamentin tim me çmim shumë të mirë”.Pas një viti, ajo u diagnostikua me një sëmundje të mushkërive, që vështirëson frymëmarrjen.Nuk ka prova që ajri i helmët të ketë shkaktuar gjendjen e saj apo azmën tek Kaesun John, por nuk ka dyshim se sulmet e 11 shtatorit e kanë traumatizuar psikologjikisht këtë qytet. Sidoqoftë të gjithë mezi presin të shikojnë ndërtimin e këtyre kullave, në bazë të këtij plani zyrtar.“Ka arsye që ne banojmë në këtë qytet: Ne jetojmë këtu për kulturën dhe për njerëzit e qytetit. Ekziston një nivel i pranueshëm rreziku për të qënë pjesë e këtij qyteti”. Rindërtimet në Nivelin Zero sapo kanë filluar, madje ato janë shumë mbrapa të shoqëruara nga debate kontradiktore lidhur me koston dhe se kush do të paguajë. Sidoqoftë nesër, në këtë ditë të caktuar si Dita Kombëtare e Shërbimit dhe Kujtimit, këtu do të zhvillohet një ceremoni përkujtimore për nder të atyre që humbën jetën.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›