E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kabineti “Berisha 2”, emrat e ministrave dërgohen tek Presidenti i Republikës

Qeveria e Integrimit, pritet dekretimi nga kreu i shtetit dhe më pas votimi në Parlament TIRANE – Ka mbërritur në Presidencë lista me emrat e 15 ministrave të emëruar nga kryeministri Sali Berisha për dekretim nga Presidenti i Republikës, Bamir Topi. Tashmë, kreu i shtetit ka një javë kohë në dispozicion për të vendosur për dekretimin e tyre, ndërkohë që dekreti i tij miratohet brenda 10 ditëve në kuvend. Megjithatë kohëzgjatja e këtij procesi mund të jetë më shkurtër sesa limitet kohore kushtetuese dhe formacioni i ri qeverisës me në krye Sali Berishën pritet të votëbesohet shumë më shpejt këtyre kufijve të afateve ligjore. Në këtë seancë plenare, kreu i qeverisë do  t’i paraqesë legjislativit programin politik të qeverisë dhe përbërjen e tij. Në këtë seancë, çdo deputet dhe grup parlamentar ka të drejtë t’i drejtojë atij pyetje për to. Berisha publikoi emrat e qeverisë së re dy ditë më parë. Në kabinetin e ri, aleatëve u takojnë gjithsej 5 poste, katër prej të cilave LSI dhe vetëm një Partisë Republikane. Berisha e ka patur të vështirë të vendosë, së cilat figura të PD do të mbajë n

ë qeveri, do ta ndërrojë kabinetin apo do t’i largojë përfundimisht prej saj, një fakt që e ka deklaruar dhe vetë. Megjithatë në zgjedhjen e tij përfundimtare kryeministri ka rikonfirmuar në të njëjtat pozicione ministrat Bode, Olldashi dhe Bregu, ka sjellë dy emra të rinj bashkëpunëtorë si Arben Imamin dhe Myqerem Tafaj ndërsa ka larguar prej qeverisë Alibeajn, Gjanën, Oketën, Turkun e Bejën. Përbërja e re e qeverisë do të duhet të marrë tashmë bekimin e Presidentit. Ky i fundit ka një afat kushtetues 7 ditor për të vendosur mbi këtë çështje. Pas kësaj, kryeministri së bashku me kabinetin dhe programin qeverisës do të votohen në kuvend.


QEVERIA E RE Sali Berisha  kryeministër


Ilir Meta               Zëvendëskryeministër dhe Ministër i Jashtëm


Lulzim Basha        Ministër i Brendshëm


Arben Imami        Ministër i Mbrojtjes


Majlinda Bregu      Ministre e Integrimit


Ridvan Bode         Ministër i Financave


Dritan Prifti           Ministër i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës


Bujar Nishani        Ministër i Drejtësisë


Sokol Olldashi      Ministër i Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit


Myqerem Tafaj     Ministër i Arsimit dhe Shkencës


Spiro Ksera          Ministër i Punëve, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta


Petrit Vasili          Ministër i Shëndetësisë


Genc Ruli             Ministër i Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit


Ferdinand Xhaferri    Ministër i Turizmit, Kulturës dhe Sporteve


Fatmir Mediu        Ministria e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave    


Genc Pollo           Ministër i Shtetit për Reformat dhe Marrëdhëniet me Parlamentin

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›