“Bashkëpunimi me PD-në afatgjatë, do të jemi bashkë në qeverisje”

Deklaron kreu i PDI, Tahir Muhedini TIRANE – Kryetari i partisë për Drejtësi dhe Integrim Tahir Muhedini është shprehur dje se bashkëpunimi me Partinë Demokratike të Sali Berishës do të jetë afatgjatë dhe se nuk do të kushtëzohet nga mos pjesëmarrja në kabinetin e ri qeveritar. Muhedini theksoi se PD dhe PDI kanë një marrëveshje së bashku që do të thotë se do të jenë bashkërisht në qeverisje. “Edhe pse nuk u përfshimë në qeverinë e re, bashkëpunimi me PD-në do të jetë afatgjatë”, tha Muhedini. Ai theksoi gjithashtu se së shpejti do të nisin edhe negociatat me Kryeministrin Berisha për pozicion që do të marrë PDI-ja. Ndërsa, duke iu referuar krijimit të kabineti të ri qeverisës, Muhedini theksoi se kjo qeveri do të jetë e suksesshme dhe beson që kjo qeveri do të marrë një mandate tjetër në 2013-ën. Gjithashtu Muhedini u shpreh në lidhje me deputetin socialist Idrizi dhe kushdo që kërkon të kontribuojë për komunitetin çam është i mirëpritur në Partinë për Drejtësi dhe Integrim.
...