Manjani: Siguria në vend po rrëshqet në drejtim të paditur
Kryetari i Komisionit të ligjeve Administratës dhe Sigurisë në Asamblenë Kombëtare të PS, Ylli Manjani reagoi dje në lidhje më ngjarjen më të fundit të plagosjes së anëtarit të Gjykatës së Lartë, Ardian Nunit duke u shprehur se kjo ngjarje është shprehja më e rëndë e kapitullimit të shtetit para krimit.
Krimi e bëri këtë gjë sepse siguria e shtetit politik të Sali Berishës bashkë me autorët e krimeve ka ikur drejtim të paditur. Kjo ngjarje tepër e rëndë, tha Manjani për fat të keq nuk erdhi pa paralajmërim. Ai vijoi se disa gjykatës të shkallëve më të ulëta kanë kohë që kërcënohen jo vetëm nga krimi por edhe nga qeveria. Vitin që shkoi, kujtoi Manjani, qeveria nëpërmjet ministrit të Drejtësisë deklaruan publikisht në mënyrë të paprecedentë se " ata që qëllojnë mbi gjykatën kanë të drejtë, sepse gjykata është e korruptuar". Ja se si e lufton korrupsionin qeveria duke nxitë hakmarrjen primitive. Ja se përse jeta, shëndeti, pasuria e dinjiteti i shqiptarëve sot nuk garantohet nga qeveria., - u shpreh Manjani gjatë deklaratës. PSSH deklaroi Manjani bën apel edhe njëherë të gjithë institucioneve të shtetit, që edhe në këto pak ditë që i kanë mbetur Sali Berishës, të marrin përgjegjësitë ligjore dhe të garantojnë rendin dhe sigurinë në vend. Manjani deklaroi se të jenë të sigurt, të gjithë ata zyrtarë të rendit publik se po vëzhgojmë çdo ditë orë e minutë të gjithë sjelljen e tyre. Policia politike do të largohet bashkë me Sali Berishën. Kurse shkelësit e ligjit do t'i dorëzohen drejtësisë.
Email This Klikime: 1
Email This Klikime: 1