E Shtunë, 31 Tetor 2026

Balla: Mediat e huaja denoncojnë Berishën për afera korruptive

Deputeti i PS, Taulant Balla deklaroi dje se një media e Shteteve të Bashkuara Amerikës, Fox Neës në emisionin informativ ka denoncuar Sali Berishën dhe dhëndrin etij për korrupsion. Sipas Ballës, kjo media denoncon emri e Sali Berishës dhe të dhëndrit të tij Jamarbër Malltezi, si dy persona përgjegjës për keqpërdorimin e 39 milionë dollarëve të Bankës Botërore. Fox Neës, u shpreh Balla një ndër televizionet më të ndjekura informative amerikane, hedh dyshime mbi arsyet përse bordi i drejtorëve dhe paneli i investigimit është keqinformuar dhe penguar në hetimin dhe identifikimin e atyre personave që kanë përfituar në Shqipëri.Sipas deputetit socialist, Balla televizioni amerikan thekson se Banka Botërore ra dakord për të financuar projektin, pasi bordi i drejtorëve në Uashington u sigurua se Qeveria e Sali Berishës kishte arritur një moratorium për shkatërrimet e shtëpive në Jalë. Në dokument thuhej se nuk do të kishte prishje të strukturave të banimit, më  parë se të asistoheshin qytetarët që do të prekeshin nga studimi,- thekson Balla.Por Jamarbër Malltezi dhe Sali Berisha, vijon Balla, vendosën të shembnin shtëpitë e banorëve të jalës sepse toka e tyre i duhej familjes së Sali Berishës. Balla tha se nuk është hera e parë që mediat më prestigjioze amerikane shkruajnë për superkorrupsionin dhe vjedhjet e Sali Berishës. Deputeti Balla, gjithashtu tha se Neë York Times e akuzoi Sali Berishën për trafik ndërkombëtar armësh, ndërsa dy ditë më parë Fox Neës e akuzon për korrupsionin e tokave. Nuk është e hera e parë që qeveria e Sali Berishës, dhe familja që na qeveris na bën qesharak dhe me turp në sytë e gjithë botës. Balla duke iu referuar korrupsioneve të shumta të qeverisë tha se Jala është vetëm maja e ajsbergut, këto ditë Sali Berisha po shet edhe 2.4 milionë metra katrorë tokë edhe në gjirin e Lalzit.

Email This Klikime: 1

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›