E Diel, 1 Nëntor 2026

Peshëngritje, Qerimaj medalje në Kampionatin Evropian

TIRANë- Peshëngritësi shqiptar Erkand Qerimaj fitoi një medalje bronzi në kampionatin Evropian që po zhvillohen nga datat 2-11 prill në Minsk të Bjellorusisë.

Erkand Qerimaj është shpallur fitues i medaljes së bronztë në stilin e shtytjes në peshën 77 kg. Ndërkohë në dygarësh, Qerimaj nuk shkoi më tepër se vendi i katërt me 344 kg të ngritura në total.

Peshëngritësi shkodran e nisi konkurrimin e tij jo mirë, ku dështoi në proven e parë në stilin e shkëputjes me 154 kg. Të njëjtën peshë Qerimaj nuk e realizoi dot as me provën e dytë. Ndërsa provën e tretë arriti ta kalojë peshën 154, duke u renditur i pesti në këtë stil.

Kjo bëri që Qerimaj, megjithëse ngriti 190 kg në stilin e shtytjes, ku doili i treti, të klasifikohej, i katërti në renditjen përfundimtare të dygarëshit.

Pas tre medaljeve të argjendit të fituara nga Romela Begaj një ditë më pare, kjo është medalja e katërt që fiton Shqipëria në këtë Evropian të peshëngritjes.

Në Evropianin e vitit të shkuar në Bukuresht, peshëngritësi shkodran u klasifikua në vendin e dytë me 342 kg në dygarësh.

Nesër në konkurrim për Shqipërinë do të jenë dy peshëngritësit e peshës 94 kg Ervis Tabaku dhe Endri Karina, që do të mbyllin konkurrimin e Shqipërisë në këtë Evropian.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›