Kreshnik Qato ne ring me 2 maj kunder Esteban Ponce
TIRANE- Boksieri shqiptar Kreshnik Qato, do të ndeshet në 2 maj në Tiranë ndaj argjentinasit Esteban Ponce për të mbrojtur titullin Kampioni i Botës në versionin WBF në peshën e mesme. Lajmi është bërë i ditur nga promotori i Qatos, biznesmeni Ylli Ndroqi.
Qato ndodhet në Francë ku po zhvillon fazën përgatitore për ndeshjen në fjalë.
Boksieri durrsak me banim në Londër nuk njeh humbje në vitet e fundit dhe ka mbrojtur disa herë titullin e fituar në versionin ëBF. Më 21 mars, po në Londër, shënoi fitore ndaj Aleks Splitkos.
Rivali i Qatos, argjentinasi Esteban Ponce regjistron në ringun profesionist 16 fitore, nga të cilat 8 i ka mbyllur me nokaut (K.O), 4 humbje dhe 1 barazim.
Në ringun e Tiranës në 2 maj, në mbrëmjen e mbrojtjes së titullit nga Qato, në ring do të ngjitet dhe boksieri kosovar Shpëtim Shala, i cili do të sfidohet nga kroati Josip Jalushiç.
(s.g/BalkanWeb)