Peshkatarët e rërës në pritjen e gjatë...
30/03/2009 Peng të motit, të burokracisë dhe të konkurrentëve që njohin hiletë
DURRES- Kanë disa javë që peshkatarët e rërës presin daljen në det. Një pjesë në pritje të përmirësimit të motit, të tjerë të letrave që bëjnë të mundur daljen legale të tyre në det. Është punë e detyrim rutinë, i përvitshëm. Paguajnë një detyrim që ata e vlerësojnë simbolik në një vit, por që është i domosdoshëm për të qenë të sigurt teksa mund të bëhen objekt i patrullimit e kontrollit. Peshkatarët drejtojnë sytë nga qielli. Sapo koha hapet ata fërkojnë duart dhe bëhen gati me rrjeta e me varkë. Tani presin të marrin lejen, e cila ka shumë të mundur t’u vonohet pasi kapitanerisë së portit të Durrësit do t’i duhet kohë për të përgatitur dosjen për secilin. Janë shumë peshkatarë të rërës që kanë nxjerrë nga xhepi 7000 lekë e të tjerë edhe 10 mijë lekë, shumë kjo e detyruar për një licencë gjuetie jo shumë larg bregut. Ata janë gjuetarë profesionist pasi pjesa më e madhe e tyre kanë një jetë që peshkojnë. Edhe ndër ta ka hyrë puna e “ndërmjetësit”që kanë marrë përsipër të marrin në kapitaneri kartonin. Por kjo e fundit i ka paralajmëruar tashmë për bllokim në breg pasi vetëm fare pak prej tyre janë regjistruar për këtë vit. Gjuetarët janë vënë në kërkim të Lefter K. që i ka marrë mesatarisht nga 8 mijë - 9 mijë lekë çdo peshkatari me premtimin e afrimit të licencës. Tani pritja duket se do të jetë e gjatë. Fillimisht nga moti me erë e stuhi, tani si pasojë e mospasjes së licencës. Sanallet i ndesh në Plazh, Currila, Porto Romano, Bisht Pallë, Rrushkull, Hamalle, Gjiri e Lalësit dhe në brigje të tjera. Sakrifica për të mbijetuar u ka dhënë aftësi të veçanta dhe u ka mprehur shqisat.
Gjuetia
Peshkatarët që gjuajnë në zonën e bregut të plazhit në Durrës quhen në zhargonin e tyre profesional si peshkatarë të rërës. Kjo pasi thellësia e gjuajtjes është mjaft e vogël dhe ata përdorin për peshkim rrjeta të imta, të cilat përveç vështirësive të shumta që u krijojnë peshkatarëve në gjueti nuk mund të garantojnë kapje peshku në sasi të madhe. Këto ditë pranvere deti ka qenë mjaft i ashpër me stuhi, erë e dallgë të forta dhe peshkatarët peshkatarëve nuk u ka mbetur tjetër veçse të sodisin e të shpresojnë që të rikthen në gjueti. Por në këto ditë të vështira për sanallet dhe peshkatarët e rërës, peshku ndihet i frikësuar. Halil Hoxha, një peshkatar që prej vitesh gjuan nëpër cekëtinën e plazhit hedh e nxjerr rrjetat me shpresë se gjatë natës në to do të bjerë preja e tij. Nuk qahet edhe atëherë kur pohon se teksa ka mbledhur rrjetat ka parë se në të ka fare pak peshk. “Anija” e tij, ashtu si dhe e të tjerëve peshkatarë të rërës, qëllon të gëzohet edhe me gjueti të rrallë. Në rrjetë ndodh që në mes të peshkut të zakonshëm të bjerë edhe shtizë ose lejlek, ndërsa fytyra i qeshet kur së bashku me sepje vëren se në rrjetë ka ngecur dhe një oktapod i madh. Oktapodi peshon deri në 7 apo 8 kg dhe kjo i mjafton atij të krekoset tek peshkatarët e tjerë. Në sanallen e tij levreku bie shpesh dhe kjo falë edhe mjeshtërisë së gjuetisë së Halilit. Plot 2500 lekë kushton kilogrami levrekut dhe në rastet kur në varkë nis e numëron 10,11,12 .. levrekë fillon nga ana tjetër të llogarisë fitimin. Përgjatë bregut të detit ka dhjetëra lokale e restorante dhe ato frekuentohen dimër e verë. Kërkesa për oktapod, lejlekë, levrek është e madhe dhe kjo u siguron peshkatarëve të rërës fitime të mira.
Ata dalin pa gdhirë dita dhe kthehen në mesnatë, ndërsa ndodh rast pas rasti të mos vënë kokën në jastëk edhe për 2 ditë e më shumë. Në Durrës numërohen shumë peshkatarë të bregut, të cilët përmbushin detyrimet familjare me zanatin e tyre të vështirë e të dëshiruar. Barkat e tyre janë fare të vogla aq sa fare pak rërë e det i bllokon në cekëtinë në pritje të qetësimit të motit.
Rezistenca ndaj detit
Si peshkatarët ata me peshkatore, anije apo edhe vet varkat kanë synuar të rrisin forcën e qëndresës së mjetit përballë detit për të siguruar punë. Në përgjithësi anijet e vogla qëndrojnë vetëm 24 orë në det, kurse anijet e mëdha qëndrojnë deri në 72 orë duke sjellë në kalatën e peshkimit në një ditë me fat edhe 20 ose 25 kv peshk. Një anije me 500 kuaj fuqi sjell deri në 10 kv peshk, kurse sanallet në ditën më të mirë grumbullojnë jo më shumë sesa 150-200 kg. Vendosja e motorëve të fuqishëm, zgjerimi i depozitës së karburantit, shtojcat dhe të gjitha ndërhyrjet e tjera jo vetëm rëndojnë mjetet e gjuetisë, por edhe rrezikojnë ekuipazhet. Të gjithë i dinë këto gjëra, që nga kapitaneria, regjistri detar, ministria e linjës e kështu me radhë, por askush nuk e vë ujin në zjarr. Vit pas viti deti përpin jetë peshkatarësh që në përballje me dallgët humbin duelin.
Gjuetia
Në një vit gjuetia varion nga 150 ditë në 180 ditë, kurse pjesa tjetër e kohës u mbetet për të thurë rrjeta, apo për shërbime të ndryshme në sanalle. Ata thonë se fitimi për ditë pune nuk bie nën 20 mijë lekë, ndoshta edhe më shumë, por theksojnë se dalin në det më pak se gjysma e ditëve të një viti. Hallet e kësaj kategorie janë pambarim. Një pjesë varen nga autoritetet e shoqatës, të tjera nga porti, kapitaneria, ministria e deri tek vet peshkatarët.
Peshkatarët tregojnë se u ka rastisur disa herë të pastrojnë rrjetat bosh, pa gjah brenda. Ata tregojnë kujdes në vendosjen e flamurit, marrjen me vete të sistemit të shpëtimit e të sinjalistikës, këqyrjen, kontrollin para nisjes dhe të tjera detyrime.
Konkurrenca
Konkurrenca në llojin e tyre është shumë e ashpër. Peshkatarët e rërës krahas shumë problemeve ankohen së tepërmi për peshkatoret flotës së Durrësit. Sanallet gjejnë prenë e tyre jo më larg se 2-3 milje dhe kjo në ditë të qetë, ujëra që peshkohen edhe nga anijet e peshkatoret. Realisht gjuetia në cektësirë është e ndaluar për ta, sepse tratat e tyre e fshijnë gjahun dhe e grumbullojnë në rrjetën e thurur aq mirë. Për anijet dhe peshkatoret një fakt i tillë nuk ka shumë rëndësi pasi motorët e tyre lëshojnë rrjetat edhe në ujërat neutrale duke lundruar disa milje larg brigjeve, kurse varkat e vogla prej druri e material llamarine e kanë të pamundur këtë lloj konkurrence.