Emigrantët / Përfitimet që mund të marrin nga skema e pensioneve
30/03/2009 Kategoritë që mund të përfitojnë
Njohja e kontributeve shoqërore nuk mund të transferohet në shtetet fqinje
Emigrantët e kanë të vështirë të aplikojnë për marrjen e pensionit në vendet ku qëndrojnë, për shkak se periudhën e sigurimeve shoqërore e kanë të njohur dhe të vlefshme ligjërisht vetëm në vendin e tyre të origjinës. Specialistët e Institutit të Sigurimeve Shoqërore tregojnë se të gjitha ato kategori emigrantësh që për vite të caktuara kanë punuar dhe kontribuar në skemën e sigurimeve shoqërore në vendin tonë, e kanë të pamundur që këtë ta bëjnë të njohur në vendet fqinje, ku tashmë janë transferuar për të jetuar. Kjo ndodh për shkak të mungesës së marrëveshjeve që lejojnë njohjen e kontributeve të paguara në vendin tonë apo një shteti tjetër ku banojnë tashmë shtetasit shqiptarë. “Aktualisht nuk ka një marrëveshje bilaterale shtetërore ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës Greke, apo ndonjë shteti tjetër, për transferimin reciprok të kontributeve të paguara. Në këtë kuptim, aktualisht vitet e punuara në Shqipëri nuk merren parasysh në shtetin përkatës”, - pohon eksperti pranë Institutit të Sigurimeve Shoqërore Sabah Goci.
Përfitimet
Në pamundësi të njohjes së sigurimeve në vendin ku banojnë, emigrantët mund të përfitojnë marrjen e së drejtës së pensionit pranë vendit të tyre të origjinës. Konkretisht kategori të ndryshme emigrantësh që për një kohë të caktuar kanë punuar në vendin tonë (para se të emigronin) si dhe kjo periudhë është e faktuar pranë institucioneve të sigurimeve, kur kthehen për të jetuar në vend kanë të drejtë që të aplikojnë për marrjen e pensionit. Megjithatë, marrja e së drejtës së pensionit që duan të përfitojnë kërkon të paktën 15 vjet të njohur (ku kanë kontribuar në skemën e sigurimeve shoqërore duke derdhur masën përkatëse të kontributeve që kërkohej sipas viteve respektove). Pjesa dërrmuese e emigrantëve mund të aplikojnë dhe të marrin pension të pjesshëm në rast se kanë vitet e mësipërme të njohura si periudha kontributesh në skemën e pensioneve. Për çdo rast përfitimi kjo kategori duhet të paraqitet pranë institucioneve përkatëse të sigurimeve shoqërore për të aplikuar për të bërë pjesë në skemën e trajtimit.
Sigurimet vullnetare
Megjithatë, ekziston edhe një tjetër variant që emigrantët të plotësojnë vitet e duhura për të fituar të drejtën e pensioneve. Përveç viteve të sigurimit që tashmë u njihen në vendet e origjinës, mund të aplikojnë në skemën e kontributeve duke derdhur pagesat vullnetare, për të siguruar kështu vitet që u mungojnë. Ndërkohë që në kohën që arrijnë moshën e marrjes së pensionit të përfitojnë jo masën e pjesshme, por mbase dhe pension të plotë, në rast se mbulojnë vitet e munguara të sigurimeve që kërkon skema. Pagesat që ata duhet të derdhin janë të përcaktuara sipas rregullores së sigurimeve shoqërore për skemën e sigurimeve vullnetare.
Specialisti Sabah Goci shpjegon:
1. Jam një vajzë e punësuar në një institucion prej 10 vjetësh. Jam me sigurime shoqërore të rregullta. Problemi është se unë do të emigroj në Greqi. Dua të di nëse më hyjnë në punë sigurimet shoqërore në Shqipëri për në Greqi. Apo nuk kanë vlerë për jashtë shtetit sigurimet shoqërore? A ka ndonjë ligj që i bën të njohura vitet e punës edhe jashtë shtetit? Stela.
“E nderuar Stela,
Problemi që ju trajtoni në letrën tuaj është me të vërtetë i rëndësishëm, për të cilin sqaroj:
Aktualisht nuk ka një marrëveshje bilaterale shtetërore ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës Greke për transferimin reciprok të kontributeve të paguara. Pra, në këtë kuptim aktualisht vitet e punuara në Shqipëri nuk merren parasysh në Republikën Greke.”
2. Jam Nikolla, jam emigrant në Greqi dhe dëshira ime është që të kthehem një ditë në vendlindje. Duke qenë se një ditë do të kthehem aty, dua të di nëse është e mundur të përfitoj pension në Shqipëri. Ka një mënyrë për t’u futur në skemën e sigurimeve shoqërore shqiptare, ndonëse nuk punon aty? Si duhet të veproj?
“Së pari, dëshiroj që të plotësohet dëshira për t’u kthyer në Shqipëri. E kuptoj shqetësimin tuaj, por për t’ju dhënë një përgjigje sa më të plotë do të më duheshin disa të dhëna për ju. Së pari, cila është mosha juaj; së dyti, a keni vjetërsi në punë në Shqipëri dhe sa vjet keni? Megjithatë, në vija të përgjithshme po ju përgjigjem. Ju i plotësoni kushtet për pension, në qoftë se jeni i datëlindjes para vitit 1947 në moshën 65 vjeç. Në rast se jeni moshë e re dhe keni mundësi punësimi, do të ishte e mira të përfshiheni në skemën e sigurimit të detyrueshëm. Është e domosdoshme, që së paku të keni një vjetërsi prej 15 vjetësh për të mos djegur vjetërsinë që keni në Shqipëri e të keni mundësi të përfitoni një pension të pjesshëm.”
Sigurimi shoqëror vullnetar
Personi i siguruar në mënyrë të detyrueshme, kur për një kohë dhe shkaqe të arsyeshme nuk mund të sigurohet detyrimisht, ka të drejtën e vazhdimit të sigurimit sipas sistemit vullnetar.
Sigurimi vullnetar është i mundur edhe për periudhën e studimeve universitare, me kusht që personi i siguruar të paguajë kontribut për këtë periudhe përpara datës së fillimit të së drejtës për të ardhura.
Sigurimi vullnetar mund të shtrihet edhe te personat që nuk janë siguruar asnjëherë.
Sigurimi vullnetar që parashikohet nga kjo dispozitë, bëhet në kushtet e përcaktuara nga rregullorja e Institutit të Sigurimeve Shoqërore.
Mbrojtja e shtetasve shqiptarë jashtë shtetit dhe shtetasit e huaj
Sigurimet shoqërore u japin mbrojtje edhe:
a) Shtetasve shqiptarë dhe personave pa shtetësi, ish-shtetas shqiptarë, që janë jashtë shtetit, në përputhje me konventat, marrëveshjet dypalëshe dhe rregulloren e Institutit të Sigurimeve Shoqërore.
b) Shtetasve të huaj dhe personave pa shtetësi që punojnë në Shqipëri.
Periudha e mbrojtjes nga sigurimet shoqërore
Periudha e mbrojtjes nga sigurimet shoqërore nis ditën kur personi e ka filluar ligjërisht veprimtarinë ekonomike dhe mbaron ditën kur përfundon ligjërisht kjo veprimtari.
Periudha e mbrojtjes nga sigurimet shoqërore vullnetare nis nga data e përcaktuar në kontratën e sigurimit dhe mbaron ditën e skadimit të kësaj kontrate.
Periudha e mbrojtjes nga sigurimet shoqërore për efekt të pensionit të pleqërisë, pensionit të invaliditetit dhe të pensionit familjar është edhe periudha kur personi përfiton të ardhura nga sigurimet shoqërore për shkak sëmundjeje, barrëlindjeje, aksidenti në punë ose sëmundje profesionale dhe për papunësinë. Kontributet në favor të tyre do të transferohen nga llogaritë e degëve përkatëse. Detajet përcaktohen nga rregullorja e Institutit të Sigurimeve Shoqërore.
Punësimi i plotë ose i pjesshëm
Njohja e periudhës së sigurimeve për studentët
Ligji përcakton se edhe studentët mund të sigurohen, kjo edhe për rastet kur ata mund të punojnë me kohë të pjesshme pranë subjekteve të caktuara të biznesit privat apo shtetëror. Sipas ekspertëve, kjo kategori duhet të sigurohet për periudhën që rezulton i punësuar dhe s’ka rëndësi nëse është e pjesshme apo e plotë. Megjithatë, më poshtë do të lexoni përgjigjen që eksperti Goci jep për rastin konkret:
Jam një student, a ka rregulla për t’u siguruar një student? Unë punoj part-time në një lokal si kamerier, por nuk më paguajnë sigurime shoqërore. A ka rregulla për studentët, apo ndonjë përkrahje nga sigurimet shoqërore? Do t’jua dija shumë për nder nëse më informoni rreth kësaj pyetjeje.
“I nderuar letërshkrues, megjithëse punoni part-time, punëdhënësi duhet t’ju sigurojë sipas kohës që efektivisht punoni. Në vendimin e Këshillit të Ministrave nr.1114, datë 30.07.2008, përcaktohet qartë sigurimi i të punësuarve lidhur dhe me kohën e punësimit. Në këtë kontekst, ju mund të gjeni në internet vendimin e mësipërm të Këshillit të Ministrave dhe të kërkoni nga punëdhënësi pagesën për sigurimet shoqërore. Jam i gatshëm t’ju pres dhe t’ju ndihmoj në çdo kohë që ta shikoni të arsyeshme. Edhe studentët, kur nuk janë siguruar nga skema e detyrueshme, mund të paguajnë në mënyrë vullnetare në skemën përkatëse.”