Ulet çmimi i kartave elektronike
30/03/2009 Rimbursohen personat që aplikuan me 1200 lekë. Paratë do jepen në pension
Përfitojnë pensionistët, studentët, njerëzit me asistencë dhe invalidët
TIRANE- Qeveria shqiptare ka vendosur të ndryshojë tarifat financiare për procesin e pajisjes së qytetarëve me letërnjoftimi elektronike. Të paktën kështu ka deklaruar ministri i Brendshëm, Bujar Nishani, i cili ditën e djeshme ka theksuar se shtresat si: Pensionistët, studentët, personat para dhe tetraplegjikë si dhe të verbrit do të përfitojnë nga vendimi i marrë nga qeveria shqiptare. Ministri Bujar Nishani saktësoi se personat e këtyre kategorive që kanë blerë kuponin me 1200 lekë, do të rimbursohet. Shuma që do i rikthehet pensionistëve apo personave të tjerë me aftësi të kufizuara, do i kalojë atyre në llogarinë bankare ose në pensionin që i ka lidhur shteti. Nishani bëri me dije se ky vendim merret për të ndihmuar më tej procesin e pajisjes së qytetarëve me karta. Për të gjithë pensionistët me pension minimal në qytet dhe të gjithë pensionistët e fshatit që kanë aplikuar apo do të vazhdojnë të aplikojnë deri më datën 1 maj 2009, çmimi do të jetë për kartën 300 lekë. Gjithashtu për studentët dhe qytetarët që përfitojnë ndihmën ekonomike për shkak të papunësisë, apo për të gjithë ata të cilët deri më 28 qershor 2009 mbushin 18 vjeç dhe që kanë aplikuar deri tani për letërnjoftimin elektronik apo do të aplikojnë, çmimi do të jetë 200 lekë. Ndërkohë që për personat para e tetraplegjikë si dhe për të gjithë të verbrit letërnjoftimet do të jepen falas dhe do të kompensohen nga qeveria shqiptare. Në deklaratën e tij ministri i Brendshëm Bujar Nishani vuri në dukje edhe një tjetër nismë të qeverisë shqiptare. Sipas Nishanit, duke filluar nga data 1 prill deri në 1 maj, të gjithë personat që tashmë e kanë pasaportën për të udhëtuar jashtë vendit, nuk do të lejohen të aplikojnë për letërnjoftimet elektronike. Mësohet se e gjithë kjo periudhë kohe do të vihet në dispozicion të atyre personave që nuk kanë pasaportë. Ndërkaq që për të gjitha ato komuna ku procesi i aplikimit me karta nuk ka filluar, afati kohor do të zgjasë deri në datën 1 qershor. Këto vendime janë marrë menjëherë pas insistimit të Partisë Socialiste, e cila i bënte thirrje qeverisë shqiptare që të ulte çmimin e kartave për disa shtresa të shoqërisë.
Aplikimet
Ministria e Brendshme tha se procesi i aplikimit për letërnjoftime elektronike deri më tani ka filluar në 210 njësi vendore. Deri në datën 26 mars 2009 kanë aplikuar 350 mijë shtetas, ndërkohë në Qendrën Kombëtare të Personalizimit të të Dhënave janë prodhuar 250 mijë karta identiteti. Para disa ditësh ka filluar në Tiranë edhe procesi i aplikimit për pasaporta biometrike. Ministria e Brendshme u bën thirrje të gjithë qytetarëve që nuk disponojnë pasaportën aktuale për udhëtim jashtë shtetit të paraqiten në qendrat e aplikimit për tiu pajisur me letërnjoftimet elektronike. Letërnjoftimi elektronik është një dokument që nuk vlen vetëm për zgjedhjet parlamentare të qershorit, por edhe për të marrë shërbimet sociale në institucionet shtetërore. Mospasja e kartës së identitetit do të krijojë pamundësinë e marrjes së një sërë shërbimesh për pensionistët, studentët dhe të gjithë qytetarët e tjerë. Të gjithë shtetasit, duhet tii drejtohen sportelit pranë filialeve të Postës Shqiptare, për të kryer pagesën për të aplikuar për kartën e re të identitetit. Shtetasit shqiptarë duhet të marrin me vete faturën që vërteton se kanë kryer pagesën dhe duhet të paraqitet pranë zyrave të gjendjes civile në bashki, komuna dhe në njësitë bashkiake. Procesi i një karte zgjat dy javë dhe duhet të jetë vetë shtetasi që ta tërheqë atë, pasi duhet të verifikohen gjurmët e gishtave.
1- Për pensionistët që kanë pensionet minimale në qytet dhe në fshat, që kanë aplikuar e do aplikojnë deri më datën 1 maj 2009, çmimi i kuponit do të jetë 300 lekë.
2- Për studentët, për ata që përfitojnë ndihmë ekonomike, si dhe për ata që deri më datë 28 qershor 2009 mbushin 18 vjeç, çmimi i letërnjoftimit do të jetë 200 lekë.
3- Për të gjithë personat para dhe tetraplegjikë si dhe për personat e verbër është marrë vendimi që pajisja me letërnjoftime elektronike të kryhet falas.
4- Duke filluar nga data 1 prill deri më 1 maj 2009 personat që e kanë pasaportën për udhëtim jashtë vendit nuk do të lejohen të aplikojnë për letërnjoftime.
5- Për të gjitha ato komuna ku ende nuk ka filluar procesi i aplikimit, ky vendim do të jetë në fuqi deri më datën 1 qershor 2009.