E Shtunë, 31 Tetor 2026

Peshkatarët shqiptarë ia shpëtuan jetën një studenti serb

Studenti i mjekësisë, 23 – vjeçari Dushan Kekiq (në foto), të dielën në mëngjes u gjet i gjallë në ujërat shqiptare, një ditë pasi ishte zhdukur në detin e trazuar në deltën e lumit Buna afër Ulqinit.

“Topi më ka shpëtuar, pa këtë top nuk do të mund të qëndroja aq gjatë në ujë”, i tha kekiq gazetës Vijesti të Podgoricës të hënë pasdite para stacionit policor në Ulqin, pak pasi kishte arritur nga Shqipëria. I molisur dhe i tronditur, Kekiq tha se e kanë shpëtuar peshkatarët shqiptarë në afërsi të Lezhës.

“Sikur peshkatarët të kishin arritur pak më vonë, sipas të gjitha gjasave gjithçka do të ishte vonë. Kam qenë vërtetë nga fundi i forcave të mia”, tregoi studenti i mjekësisë.

Të shtunën në bregdet kanë qenë rrymat detare shumë të fuqishme dhe në Adën e Bunës janë shpëtuar pesë turistë. 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›