Shkupi pa qëndrim lidhur me propozim rezolutën serbe për Kosovën

Shkup, 9 gusht - Shkupi zyrtar nuk ka qëndrim për kërkesën e Serbisë për përkrahjen e propozim-rezolutës serbe për Kosovën në asamblenë e përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Sipas Ministrisë së Jashtme, Maqedonia ka pranuar zyrtarisht propozim-rezolutën që Serbia ia ka dorëzuar Kombeve të Bashkuara, por është duke e shqyrtuar dhe po konsultohet, për të marrë një vendim final.
“Ministria e Jashtme do t’a shqyrtojë me vëmendje rezolutën, dhe pas konsultimeve të kryera do të vendosë lidhur me të”, thonë nga MPJ, raporton Alsat.
Ndërkohë shefi i diplomacisë serbe Vuk Jeremiq edhe sot deklaroi se, “megjithëse përpjekjet e Serbisë për të siguruar mbështetje për rezolutën për Kosovën në asamblenë e përgjithshme të KB-së janë në kufijtë e të pamundurës, ata do të vazhdojnë të bëjnë gjithçka që është e mundur”. Vetëm javën që kaloi, ai realizoi më shumë se 40 takime bilaterale me shtete anëtare të KB-së për të zvogëluar deri në minimum numrin e vendeve që mund të njohin pavarësinë e Kosovës. Nga ana tjetër, Vuk Jeremiq deklaroi se çështja e Kosovës ka shkaktuar ndasi mes OKB-së, BE-së dhe NATO-së, ndërsa ka theksuar nevojën e një zgjidhjeje kompromisi për hendekun që ekziston.
“Beogradi është i gatshëm për një dialog të hapur me institucionet e Prishtinës. Ne themi "jo" vetëm për shpalljen e njëanshme të pavarësisë. Kjo do të ishte hera e parë në historinë e OKB-së që një territor arrin mëvetësinë pa konsensusin e shtetit amë. Nëse kjo ndodh me Kosovën, mund të ndodhë edhe me vende të tjera nesër", tha Jeremiç për CNN.
Sipas profesorit të së drejtës ndërkombëtare Mersel Bilalli, Serbia përmes rezolutës së re përpiqet të mbaj peng situatën e Kosovës dhe t’a ndaj atë.
“Me siguri se Serbia do të insistojë edhe më tutje të mbajë peng situatën e Kosovës me qëllim që të imponojë bisedime rreth ndarjes së Kosovës dhe ajo përmes rezolutës të cilën do ta propozojë para asamblesë së KB-së, do të lobojë te shtetet anëtarë të KB-së duke përfshirë edhe shtet që kanë njohur Kosovën. Shtetet që të mos cenojnë marrëdhëniet mes dy shteteve në konflikt, shtetet e tjera ose përmbahen nga votimi ose nuk marrin aspak pjesë në votim, kjo nënkupton se është mos përkrahje e rezolutës”, deklaroi Mersel Bilalli, profesor i të drejtës ndërkombëtare.
Rezoluta për Kosovën, e pesta me radhë që nga 2005, e hedh poshtë mendimin e
Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për ligjshmërinë e pavarësisë së Kosovës, dhe kërkon bisedime për të gjitha çështjet e hapura me Kosovën. Por SHBA, Franca, Gjermania dhe Britania e Madhe menjëherë kanë reaguar dhe kanë cilësuar si të papranueshëm tekstin e rezolutës. Sipas këtyre shteteve, Serbia dhe Kosova duhet të zhvillojnë vetëm “bisedime për çështje teknike”. Ndërkohë edhe Kosova ka kërkuar në Këshillin e Sigurimit ndryshimin e rezolutës 12-44, me një rezolutë që do të përfshinte realitetin e ri të Kosovës duke përmendur edhe mendimin e Gjykatës Ndërkombëtare për Drejtësi.