E Shtunë, 31 Tetor 2026

Peshkopët irlandezë, falje publike për aktet e pedofilisë

Peshkopët irlandezë në një komunikate për shtyp kërkuan falje publike për një sërë aktesh pedofilie të kryera ndër vite nga priftërinjtë e kishave irlandeze.
"Ne si peshkopë, i kërkojmë falje të gjithë atyre personave që kanë qenë viktima të abuzimeve prej priftërinjve kur kanë qenë në moshë të vogël, familjarëve të tyre dhe të gjithë personave dhe opinionit publik, që me të drejtë janë skandalizuar", u tha në komunikaten e klerikëve të lartë irlandezë në Dublin.
Në Irlandë ditët e fundit janë zbuluar një numër abuzimesh pedofilie, në të cilët përfshihen disa anëtare të kishës.
Këto akte të turpshme kanë shkaktuar tronditje dhe skandalizim në opinionin publik në vend, të cilët kanë kërkuar me vendosmëri marrjen e masave për parandalimin e rasteve te tjera.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›