E Diel, 1 Nëntor 2026

Ribery: Bayerni nuk mund të fitojë LK


Të martën Bayern Munichu tregoi se meriton respektin e të gjithëve pasi shkeli Juventusin në Torino, mirëpo anësori francez Franck Ribery mendon se bavarezët nuk kanë fuqi për ta fituar Ligën e Kampionëve.
"Është vështirë të thuhet nëse Bayerni është i fortë sa duhet. Mendoj se skuadra jonë është aq e fortë për ta fituar Bundesligan".

"Megjithatë, sipas mendimit tim, nuk jemi aq të mirë për ta fituar Ligën e Kampionëve".

"Janë vetëm katër skuadra aq të mira për ta fituar atë: Chelsea, Manchester Unitedi, Barcelona dhe Real Madridi. Tani, ne nuk mund të garojmë me ta", ka thënë Ribery për Kicker.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›