Imuniteti, PS voton kunder kufizimit Rozeta Rapushi
Mazhoranca votoi dje ne Komisionin Parlamentar te Ligjeve, projektvendimin per kufizimin e imunitetit te deputeteve. Ndonese te pranishem, anetaret e opozites, nuk pranuan te votojne projektvendimin e sjelle nga grupi parlamentar demokrat, duke e cilesuar ate si antikushtetues. "Modeli i zgjedhur prej jush, per kufizimin e imunitetit, eshte ndryshe edhe nje nderhyrje ne punet e prokurorise", u shpreh deputetja socialiste Shegushe Ligori e mbeshtetur edhe nga Damian Gjiknuri. Sipas opozites, kufizimi i imunitetit pse jo, te behet per ministrat e kabinetit qeveritar, sepse sipas tyre, ne projektvendim nuk flitet aspak per ta. Por sipas kryetarit te komisionit, Ilir Rusmali, propozimi per kufizimin e imunitetit nuk eshte nderhyrje as ne punet e Kuvendit dhe as ne ato te prokurorise. "Kjo eshte nje nisme, e cila duhet te kete konsensusin e te dy paleve, pasi Parlamenti duhet te jete institucioni qe te jape sinjale te forta ne luften kunder korrupsionit. Ndryshimi qe ne kemi propozuar si grup parlamentar, eshte qe deputetet te heqin dore vete nga imuniteti vetem me nje autodeklarim dhe po keshtu me nje tjeter deklarim mund ta rimarrin ate", sqaroi Rusmali. Sipas tij, kjo eshte zgjidhja me e mire, kur behet fjale per t'i hapur rruge prokurorise te hetoje ne raste kur faktohen lidhje per korrupsion te deputeteve apo ministrave te caktuar do te ishin ndryshimet kushtetuese. Por mosdhenia e konsensusit nga ana e opozites per te bere keto nderhyrje ne ligjin themeltar te shtetit e ka detyruar mazhorancen te hulumtoje ne pervojen evropiane, modelin gjerman. Por pavaresisht ketij sqarimi, verejtjet e socialisteve vijuan. Nenkryetari i komisionit, Fatmir Xhafaj, theksoi faktin se pavaresisht se deputetet do te mund te heqin dore vete nga imuniteti i tyre, sic sugjeron mazhoranca, nje gje te tille institucionet nuk mund ta njohin. Xhafaj permendi faktin se ne nje rast tipik, Prokuroria nuk ka se si te njohe dhe te zbatoje kufizimin e imunitetit per deputetet, pasi ne Kushtetute sanksionohet qarte kjo gje. "Pra ndryshimet ne fjale nuk do t'i hyjne ne pune prokurorise", shpjegoi ai. Debatet vijuan gjate, dhe ne fund te mbledhjes, Komisioni i Ligjeve, e miratoi ndryshimin per kufizimin e imunitetit vetem me votat e mazhorances. Anetaret e opozites ne Komision nuk moren pjese ne votim. Ne seancen e fundit parlamentare, Kuvendi miratoi projektvendimin "Per shqyrtimin me procedure te pershpejtuar te p/ligjit "Per ndryshimet ne rregullore, qe lidhen me modifikimin e dispozites per ndryshimin e rendit te dites", si dhe nje aneks shtese te rregullores "Per kufizimin e imunitetit". Publikisht menjehere pas kesaj nisme te marre nga grupi parlamentar demokrat, ishte kryeministri Sali Berisha, ai i cili firmosi i pari deklaraten per lenien me deshire te imunitetit. Ky ndryshim parashikohet te votohet ne seancen plenare te se enjtes ne Kuvend. Sipas kalendarit te punimeve te kuvendit, votimi do te kryhet ne seancen e 24 shkurtit.
Berisha:"Vendimi per imunitetin, me i rendesishmi"
Kryeministri Sali Berisha pershendeti menjehere dje, votimin ne Komisionin e Ligjeve te heqjes dore nga kufizimi i imunitetit. Vetem nje ore pas votimit ne Komisionin, kreu i qeverise tha ne mbledhjen e grupit parlamentar demokrat, se ky eshte nje nga vendimet me te shkelqyera dhe me te rendesishme qe kjo mazhorance ndermerr. "Kjo mazhorance dhe Partia Demokratike ka realizuar gjate ketyre viteve nje lufte te vendosur ndaj korrupsionit, me rezultate te prekshme per cdo qytetar shqiptar. Keto rezultate jane konvertuar ne rritjen me te madhe te rrogave ne Evrope. Me vullnet te hekurt per te luftuar korrupsionin ne u shnderruam ne vendin e pare ne bote, per prokurimet elektronike, vendosem transparencen me te madhe ne lejet dhe licencat, regjistrimin e bizneseve, pranimet universitare dhe nje seri fushash te tjera. Ne e vazhdojme kete beteje me vendosmerine me te madhe",-theksoi ai.