E Shtunë, 31 Tetor 2026

Çmenden stinët, dëborë në Italinë fundmuaj shpërthen vera (FOTO)

moti1Itali- “Moti është çmendur”,-thonë metereologët italianë teksa raportojnë se dimri ka mbërthyer muajin maj nën ndikimin e rritjes së ajrit të ftohtë që meteorologët kanë quajtur ‘Gjenevë’.

Në zona të ndryshme të Italisë është raportuar rënie e dendur dëbore, ndërsa në të tjera është dashur ndërhyrja e zjarrëfikësve për të hequr pemët e rëna nga stuhitë.

Temperatura papritmas ra të paktën 10 gradë gjatë natës. Sipas meteorologëve, kushte të ngjashme nuk ishin parë prej 20 vitesh.

Në shumë qytete në krahinën veriore të Lombardisë, banorët i janë rikthyer ngrohjes dhe sobave të drurit në shtëpitë e tyre, për të adresuar më mirë këtë valë të re acari. Madje shumë autosdrada janë mbyllur nga ngricat.

moti-2Në fund të Majit ‘shpërthen’ vera

Në Lombardi dëbora arriti në 1.500 metra me temperatura 6 gradë në Milano deri në -10 në Foppolo. Por mos u dëshpëroni, metereologët thonë se në fund të muajit do të shpërthejë vera me temperatura mbi 30 gradë Celcius.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›