Oh ato dite te bukura
Piktorja Albana Shoshi ilustron ne 7 tablo sekuenca te lumturise familjare e shoqerore te jetes ne socializem e i vendos perballe te tashmes kaotike.
Portrete te qeshura femijesh grash e burrash qe gezojne shendet e reflektojne qetesi shihen bashke ne ekspoziten Ekzaltime te Albana Shoshit i pari prezantim i plote i piktores. Personazhet e Shoshit duket sikur i qeshin nje aparati fotografik. Ne sfond hapesirat e pamata te qiellit detit qe ngjallin nje fryme lirie dhe optimizmi.
Piktorja tregon kujdes ne detaje per ta risjelle nje kohe. Perpareset e bardha te rregullta te hekurosura floket me balluke e bishtaleca syzet njelloj si per burra e gra. Kurse pozimi i femijeve para aparatit fotografik flet per nje lumturi te pavertete.
Ne dy prej puneve piktorja perpiqet te heqe paralele mes dy koheve te shkuares se lumtur e te rregullt dhe kaosit e pasigurise se koheve qe po jetojme. Femija i diteve tona nuk e ka me ate pamjen e qete ai bertet. Ne sfond duken pallatet shumekateshe te ndertuara pa rregull. Ne nje tablo tjeter shihet nje familje me shume femije qe pushon ne bregdet te gjithe te lumtur. Aty prane varet flamuri i Bashkimit Evropian.
Shoshi eshte fokusuar te keto momente te qeta per te treguar per te kaluaren sepse mendon se ato shprehin dhe ngacmojne me shume sesa ngjarjet tronditese.
Qellimi i ekspozites nuk eshte prezantimi me nje reflektim per jeten ne komunizem por raporti mes dy koheve. Per deshmitare jane marre femijet ata jane me te cilter ata tregojne me hapur si lumturine dhe dhembjen.
Sipas Suzana Varvarica Kukes kuratore e ekspozites Albana Shoshi eshte nje perfaqesuese e fotorealizmit ne zhvillimet e piktures realiste ne Shqiperi. Ajo krijon pikture si nje realiste bashkekohese e shekullit te XXI dhe si cdo koleg i saj ka zgjedhur si te mesme te arte fiksimin e subjekteve qe portretizojne realisht natyren e kohes qe po jetojme.
Per te mberritur deri ne hapjen e ekspozites Albanes i duhej te clirohej nga vetja sic thote ajo. Jo gjithmone e ka pasur te lehte edhe pse qysh e vogel eshte edukuar me nje disipline pune nga i ati piktori Zef Shoshi.
Leksionet e tij e kane shoqeruar deri ne moshen 18-vjecare kur hyri ne liceun Jordan Misja per te studiuar Grafike. Kam pikturuar pak vizatime te lirshme sepse te studioja e babit vinin nxenes dhe aty ulesha punoja detyrat qe benin ata tregon Albana per te cilen nje periudhe e trazuar ne kerkim te nje identiteti ka qene edhe koha e studimeve ne Akademine e Arteve. Kete periudhe e kujton si kohen kur arti filloi te marre pak fryme te clirohej forma strikte e mesimdhenies.
Pedagoge si Edi Hila Ilir Pojani Gazmend Leka fillonin te transmetonin nje fryme te re te pakten ne menyren e komunikimit. Do te permend Ilir Pojanin qe me ka dhene me shume liri ne mentalitetin e te parit te shprehurit ne art.
Per Albanen tranzicioni ishte periudhe e veshtire. Ajo e vuajti me shume se izolimin. Ne ate kohe kur mendohej qe prurjet ne art do te ishin te shumta artistet do te eksperimentonin e do krijoheshin qarqe artistike nuk ndodhi asgje. Nderrimi i sistemeve ndikoi shume edhe te individi. Ishte e veshtire per tu perqendruar per te fituar qetesine ne punen tende te komunikoje me kolege.
Me 1992 nisi te jape mesim ne Lice ku vazhdon te jete edhe sot. Ka punuar piktore animatore per filmat Balada e druvarit te Rikarda Noves dhe Ergys Fajes Loja e djallit dhe Ishulli te Rikarda Noves.
Realizimi i ciklit Ekzaltime eshte hapi i pare per te gjetur nje vend ne hapesiren artistike shqiptare.
Ekspozita e Albana Shoshit qendron e hapur ne galerine Zeta deri me 10 dhjetor.