Projektet e Akademise se Arteve ka per te gjithe
Rreth 34 projekte artistike perfitojne nga programi Qyteti i Arteve. Bashkepunime te pedagogeve me studentet
Shpallen fituesit e programit Qyteti i Arteve. Nisma e Akademise se Arteve qe u be publike ne muajin shtator ka per qellim mbeshtetjen e projekteve artistike te pedagogeve dhe studenteve.
Bordi me anetare titullaret e institucioneve Artan Peqini zv/rektor i Akademise se Arteve Sokol Shupo dekan i Fakultetit te Muzikes Kastriot aushi dekan i Fakultetit te Artit Skenik Sadik Spahija dekan i Fakultetit te Arteve te Bukura dhe Adriatik Kraja drejtor ekonomik vendosi te financohen 34 projekte nga te cilat 6 jane te studenteve.
Projektet kryesisht te natyres edukuese synojne aktivizimin e studenteve dhe pedagogeve rritjen e nivelit te komunikimit shkembimit te pervojave dhe me pak nxitjen e diskutimeve per probleme qe prekin te dyja palet.
Bordi ka ecur me parimin e financimit te sa me shume projekteve. Zv/rektori i Akademise se Arteve Artan Peqini ne nje konference per shtyp dje u shpreh se ne plan te pare eshte masiviteti dhe me tej cilesia. Une nuk mund te garantoj cilesine e 34 projekteve u shpreh Peqini dhe shtoi se programi Qyteti i Arteve ka si qellim edukimin e vlerave dhe te menaxhimit artistik. Studentet fitues sipas tij provojne per here te pare si menaxhohet nje projekt artistik.
Ne bordin e Akademise ka pasur edhe njerez skeptike per financimin e shume projekteve. Per Dekanin e Fakultetit te Artit Skenik Kastriot aushi ne vend te 6 projekteve teatrore filmike performancave mund te ishin financuar 2 dhe ato te ishin cilesore.
Duke ditur sesa vlen nje projekt i mire sesa shkon nga ana financiare do te ishte mire qe keto para te shperndaheshin 1 ose 2 projekte te medha shprehet aushi. Ne kategorine e projekteve te artit skenik jane lene jashte projekte teatrore te medha qe angazhojne nje numer te madh pedagogesh e studentesh.
Nga projektet teatrore eshte preferuar komedite me synim thithjen e sa me shume spektatoreve. Theksojme ketu se shumica e projekteve fituese kane qellim primar reklamimin dhe shfrytezimin sa me mire te mjeteve te komunikimit ne keto projekte.
Sokol Shupo dekan i Fakultetit te Muzikes tha se ka vend per permiresime vitin e ardhshem. Duhen krijuar struktura te cilat duhen mbeshtetur financiarisht. Projektet e studenteve dhe pedagogeve duhen kombinuar ne projekte te medha si Opera e te rinjve apo Ditet e kompozitoreve te rinj.
Megjithate per kete vit te pare le te behet keshtu se nuk eshte nje telash i madh. Vitin e dyte do ti shikojme.
Fakulteti i Muzikes ze vendin e pare per nga sasia e projekteve afro 16. Jane koncerte konferenca shkencore etj.
Nga Fakulteti i Arteve Figurative u financuan 14 projekte kryesisht ekspozita. Keto ekspozita natyrisht shoqerohen me diskutime mbi natyren e krijimtarise personale te pjesemarresve dhe problematika te caktuara te artit bashkekohor ne Shqiperi shpjegon dekani i Fakultetit Sadik Spahija.
Ai mendon se buxheti eshte i mjaftueshem per te patur nje fillim te mbare te aktiviteteve.
Qeveria shqiptare ka dhene nje fond prej 14.000.000 lekesh per zhvillimin e programit Qyteti i Arteve. Tri Fakultetet kane perfituar nje fond prej 4.000.000 lekesh kurse pjesa e mbetur 2.000.000 lekesh shkon per projektet qe kombinojne tri disiplinat.
Nje prej projekteve fituese prezantohet sonte ora 19.00 ne sallen Black Box. Behet fjale per komedine Te dielat me autor Gaetano Moska regjisor Donard Hasani. Interpretojne Laura Nexha Marsel Rupi Qendrim Rijani Ajlin Petrela Olta Cali Helios Ibro Shyqyri Caushi dhe Marsel Greva. As/regjisor Qendrim Rijani. Skenograf Drini Shehu. Kompozitor Agron Shala.