Borsh, përdhunoi 12-vjeçaren, arrestohet 32-vjeçari

Një 32-vjeçar është arrestuar nga policia e Sarandës pasi akuzohet për abuzim me të mitur.
Burime nga policia bëjnë me dije se është arrestuar 32-vjeçari Tonin Selamaj pasi dyshohet se ka dhunuar seksualisht një 12-vjeçare identiteti i të cilës nuk bëhet i ditur.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur më datën 8 korrik në Borsh të Sarandës ku 32-vjeçari në bashkëpunim me 15-vjeçarin S.Brinja i cili është arrestuar më herët nga policia për këtë vepër penale kanë përdhunuar të miturën.
Ndërkohë materialet në ngarkim të 32-vjeçarit i kanë kalaur prokurorisë së rrethit për hetime të mëtejshme.