Pëson rënie treguesi i besimit të ndërtimit
22/06/2009 Vëzhgimi i BSH-së
Vlerësimi i bizneseve për ecurinë e ekonomisë në përgjithësi dhe për ecurinë e aktivitetit ndërtues gjatë tremujorit të parë të vitit 2009 është negativ dhe në rënie nga vrojtimi i kaluar. Kështu thekson Banka e Shqipërisë në vëzhgimin e tremujorit të parë të këtij viti. Vlerësimi për ecurinë e biznesit ishte përmirësuar ndjeshëm në tremujorin e katërt të vitit 2008. Aktualisht 56 për qind e bizneseve ndërtuese i vlerësojnë të pamjaftueshme kontratat porositëse të regjistruara në tremujorin e parë. Gjendja e inventarëve, pas një rritjeje në tremujorin e katërt të vitit 2008 është vlerësuar në ulje në tremujorin e parë të këtij viti. Në të njëjtën kohë, çmimet e prodhimit të firmave ndërtuese pas rënies në tremujorin e katërt të vitit të kaluar, regjistruan rritje në tremujorin e parë të vitit 2009. Bazuar në vrojtimin e fundit, sipas ekspertëve të Bankës së Shqipërisë, 75 për qind e bizneseve ndërtuese nuk kanë kryer investime në pajisje teknologjike të reja gjatë gjashtëmujorit të fundit. Pritjet për tremujorin e dytë paraqesin një panoramë të ngjashme me situatën aktuale, ku pjesa më e madhe e treguesve të aktivitetit pritet të keqësohen.
Problemet që kanë hasur më shumë bizneset e ndërtimit në aktivitetin e tyre janë prania e ekonomisë informale dhe pengesa të kuadrit ligjor dhe institucional.