“Eagle Mobile” sjell shërbimin “Fiks Cel”
20/06/2009 Me “Fiks Cel” mund të telefononi dhe dërgoni mesazhe të shkurtra
Për herë të parë telefona fiks që funksionojnë me kartën SIM të Eagle
“Eagle Mobile” vazhdon të sjellë risi, produkte dhe shërbime krejt të veçanta për konsumatorët shqiptarë, duke pasuruar tregun shqiptar të telekomunikacionit. Kompania më e re e telefonisë celulare në Shqipëri vjen përballë abonentëve me një mundësi të re, një praktikë e cila është prezente në mënyrë të suksesshme në shumë vende të botës. Për të lehtësuar komunikimin midis familjarëve dhe miqve kudo nëpër Shqipëri dhe jashtë saj, “Eagle Mobile” do të nxjerrë në treg programin më të ri “FIKS CEL”. Ky program ka në fokus mundësimin e tarifave të përballueshme nga të gjithë dhe thjeshtimin e përdorimit të telefonisë. Abonentët do të mund të komunikojnë nëpërmjet “Eagle” edhe nga telefonat fiks që kompania po hedh në treg. Këta telefona funksionojnë me kartën SIM të “Eagle Mobile” dhe janë shumë praktikë e të thjeshtë në përdorim. Aparati telefonik rezistent që do të jetë pjesë e ofertës është shumë komod dhe lehtëson përdorimin e telefonisë nga pjesëtarët e moshës së tretë dhe banorët e zonave rurale. Me anë të shërbimit “FIKS CEL” mund të bëhen thirrje telefonike dhe të dërgohen mesazhe të shkurtra SMS, ndërsa telefonat posedojnë edhe një sekretari elektronike për regjistrimin e mesazheve zanore. Duke pasur parasysh kërkesën e lartë në zonat rurale për telefonat fiks, “Eagle” ofron kështu një mundësi shumë ekonomike dhe të thjeshtë në përdorim. Telefonat funksionojnë pa kabllo (pra me anë të valëve të “Eagle Mobile”) dhe kanë një çmim blerjeje shumë të arsyeshëm. Abonentët mund të përzgjedhin numra me parapagesë dhe nuk do të kenë tarifa fikse mujore. Çmimet e thirrjeve zanore dhe SMS-ve do të jenë shumë të arsyeshme ndërkohë që përgjatë gjithë verës ata mund të telefonojnë çdo numër në botë me 45 lekë për minutë.