E Shtunë, 31 Tetor 2026

Peter Pakult: 11-shja, një mollë e ndaluar për Salihin

Rapidi i Vjenës

Periudhë e zezë në perspektivë për Hamdi Salihin te Rapidi i Vjenës. Sulmuesi shqiptar duket se po kalon një nga momentet e tij më të vështira që prej kalimit të tij te gjigantët e kampionatit austriak të futbollit më 1 shtator 2009. Pas një starti mbresëlënës me shumë gola me peshë, faza e dytë e sezonit ka nxjerrë në pah një tjetër anë të medaljes. Shqiptari duket se ka harruar të shënojë dhe për këtë arsye po shikon gjithnjë e më pak mundësi për të luajtur si titullar me Rapidin. Por për këtë ka një sqarim. Dhe ai që e jep është pikërisht trajneri Peter Pakult. Në një prononcim të tij për “Sport1”, tekniku ka shpjeguar se përse Salihi nuk duhet të pretendojë të luajë në 11-she. “Ai nuk i ka bërë detyrat e shtëpisë gjatë fazës përgatitore të dimrit, dhe prandaj ka probleme në lidhje me golin. Mosimpenjimi gjatë pushimeve dimërore po jep tashmë ndikimin e saj”. Në sulm, përkrah Jelaviç pritet të zbresë i riu Gartler.

#

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›