Thaci: Ndarja, do te hapte ceshtjen e kufijve ne Ballkan
PRISHTINE- Kryeministri Hashim Thaçi, vlerëson se ndarja e Kosovës do të hapte çështjen e ndryshimit të kufijve në Ballkan.
Në një intervistë për mediat serbe, Thaci ka thënë se integriteti territorial i vendit është i paprekshëm dhe se kufijtë e Kosovës janë të njohur dhe të garantuar nga bashkësia ndërkombëtare. "Me këta kufij, Kosova do të integrohet në NATO dhe Bashkimin Evropian."- ka deklaruar kryeministri kosovar.
Për më tepër, Kryeministri Thaçi u ka thënë mediave serbe se strategjia për veriun ka për qëllim integrimin e komunitetit serb në shoqërinë kosovare, ngritjen e tolerancës ndëretnike, sundimit të ligjit dhe zhvillimit ekonomik. Kreu i ekzekutivit ka informuar se shumë shpejt do të caktohet data për zgjedhjet për komunën e re të Mitrovicës veriore.
(s.g/rtk/BalkanWeb)