E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gardisti Fatos Skeja pyetet per 3 ore ne Prokurori

Prokuroria për Krime të Rënda merr nën hetim gardistin Fatos për akuzën e “gjobëvënies” në bashkëpunim…për këtë akuzë, Skeja u morr në pyetje nga prokurorja e çështjes Elisabeta Imeraj për rreth 3 orë brenda ambienteve të këtij institucioni.
Sipas akuzës, rreth një javë më parë, biznesmeni shqiptaro-amerikan me inicialet A.Hima I është drejtuar prokurorisë duke pretenduar se i është vënë një gjobë prej 100 mijë dollarësh . Prokuroria për krime të Rënda në bashkpunim me policine ka nisur hetimet për zbardhjen e kësaj “gjobëvenie”. Pas disa telefonatave dhe mesazheve të shkëmbyera mes biznesmenit Hima dhe gjobëvënesit, këta të fundit kanë caktuar rrugën e Dajtit si vendin ku biznesmeni do të dorëzonte parat e kërkuara…nën vëzhgimin e policisë, pranë makinës së biznesmenit Hima është afruar mjeti i tipit “Benz” me targa gjermane me dy persona brenda…në këtë moment, policia ka rrethuar mjetin, por fale manovrave të shpejta dhe përplasjes së makinave të policisë, gjobëvënesit kanë arritur t’I ikin policisë…disa minuta më vonë, policia ka gjetur mjetin e braktisur që rezultonte në pronësi të ish-drejtuesit të prokurorisë së Kukësit Xh.Lita. I pyetur nga hetuesit, prokurori Lita ka treguar se ditën e diele kishte ndërruar makinat me gardistin Skeja…ky I fundit pasi ka mesuar se prokurori Lita është paraqitur në drejtorin e policisë, për të dhënë shpjegime për makinën ka shkuar vete ne prokurori dhe pas sqarimeve është larguar nga policia për tu patraqitur mesditen e së martes në prokurori duke dhënë shpjegime të hollësishme për ngjarjen. Skeja mësohet se ka pretenduar qe makinën ia kishin vjedhur në parking dhe nuk kishte lidhje me gjobëvënësit. Por, për prokurorinë deklarimet e tij janë kontrakdiktore. Në ditët në vazhdim do të zbardhet ngjarja, ndërkohë, prokuroria ka marr në pyetje agjentet që dështuan në arrestimin e gjobëvënësve pasi janë ngritur dyshime për dekonspirimin e operacinit nga policia.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›