E Diel, 1 Nëntor 2026

Peter Stano: Keqardhje për Bejkon, shmangni vetëdjegiet përmes dialogut

Bruksel- Zëdhënësi i Komisionit Europian Peter Stano ka reaguar nëpërmjet një deklarate për shtyp për vdekjen e ish të përndjekurit Lirak Bejko.

Ai në deklaratë shpreh keqardhje për humbjen e ish-grevistit. Gjithashtu bën apel që të shmangen sa më shumë të jetë e mundur akte të tilla. Në deklaratë thuhet se çështja e ish-të përndjekurve duhet të zgjidhet me dialog.

“Duhet theksuar se është tepër e rëndësishme që të shkurajojmë akte të tilla, të shkurajojmë vetëdjegiet”-thuhet në mesazhin e Peter Stanos, zëdhënësit të KE-së.

Kjo deklaratë vjen në një moment që shqipëria është nën vëzhgimin e Komisionit Evropian për përmbushjen e kritereve për marrjen e statusit kandidat.

Lirak Bejko humbi jetën katër ditë më parë në një spital në Bari të Italisë si pasojë e plagëve të marra nga vetëdjegia me benzinë gjatë grevës së urisë për përmbushjen e kërkesave të tyre.

/IDEA/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›