Pogradec, Topi thirrje klasës politike për dialog
Pogradec- Presidenti i vendit Bamir Topi ka deklaruar nga qyteti i Pogradecit se nevojitet që partitë politike të nisin dialogun.
Gjatë pjesëmarrjes së tij në 20 vjetorin e krijimit të kompleksit shkollor Nehemia, kreu i shtetit Topi ka bërë apel që politka shqiptare duhet të gjejë rrugët e komunikimit dhe dialogut të përbashkët.
Përsëris thirrjen që dialogu politik të nisë sa më shpejt. Duhet të nisë komunikimi mes palëve politikë. Klasa politike duhet të krijojë bazën e komunikimit është shprehur Topi .
Madje ai ka shtuar se shpreson se së shpejti dialogu do të nisë, pasi situata e krijuar nuk mund të vazhdojë më në këtë mënyrë.
Jemi pranë një momenti komunikimi. Kam shpresa se do të shohim dialog së afërmi pasi kjo situatë nuk mund të zgjasë më- ka shtuar Topi
Shkrime të tjera me interes: