E Shtunë, 31 Tetor 2026

Petersen: Të plotësohen kriteret për në BE

Ish-shefi i misionit të OKB-së në Kosovë, Soren Jessen-Petersen, ka deklaruar për BBC-në se do të ishte shumë më mirë sikur Ballkani Perëndimor të trajtohej si tërësi nga Brukseli, në procesin e liberalizimit të vizave. Ai tha se përparimi dhe stabiliteti ndikojnë tek njëri-tjetri.
Jesen-Petersen tha se përjashtimi i disa vendeve të rajonit nga procesi i liberalizimit të vizave, nuk nënkupton izolim të tyre, por është kërkesë e Brukselit për një përparim më të madh që duhet të bëjnë drejt integrimeve europiane edhe Kosova, Shqipëria dhe Bosnja. Qëndrimi i Jessen-Petersen pason vendimin e Komisionit Europian për liberalizimin e vizave me Serbinë, Malin e Zi dhe Maqedoninë.
Ish-shefi i UNMIK-ut tha se Prishtina zyrtare ka marrë mesazhet e qarta se një nga fushat kyçe drejt integrimeve europiane është rendi dhe ligji dhe ndërlidhur me këtë, tha Jessen-Petersen, është luftimi i krimit të organizuar dhe korrupsionit. Ai tha se porosia për Beogradin zyrtar është që të bashkëpunojë më ngusht me misionin e EULEX-it.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›