E Shtunë, 31 Tetor 2026

BE, mesazh ngushëllimi Iranit për viktimat

Bashkimi Evropian dhe përfaqësues të ndryshëm i dërguan mesazhe ngushëllimi Iranit, duke i shprehur keqardhjen pas aksidentit të një avioni në veri të vendit, ku si pasojë humbën jetën 168 personat që ndodheshin në bord.
''Presidenca suedeze, që ka marrë presidencën e radhës së Bashkimit Evropian, i shprehu popullit dhe qeverisë iraniane ngushëllimet e saj të sinqerta dhe keqardhjen e thellë familjeve dhe miqve të viktimave të këtij aksidenti të tmerrshëm'', sipas një komunikate. Shefi i diplomacisë së BE-së, Havier Solana, i cili ka pasur kontakte të shpeshta vitet e fundit me Iranin në kuadër të negociatave ndërkombëtare mbi dosjen bërthamore, u dërgoi një mesazh të sinqertë ngushëllimi familjeve të të zhdukurve si dhe qeverisë së Teheranit.Presidenti i Komisionit Evropian, Hose Manuel Barroso, në emër të organit ekzekutiv të BE-së shprehu solidarizimin me popullin iranian në këtë moment hidhërimi.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›