E Shtunë, 31 Tetor 2026

Peticion per dhenien e mimit Nobel per Paqe spiunit te Uikileaks

Bradli Mening, ushtari amerikan që i dorëzoi Uikiliks, dokumente të Pentagonit meriton cmimin Nobel për paqen. Janë më shumë se 100 mijë persona që e mendojnë një gjë të tillë. Ata kanë firmosur një peticion në Oslo. Drejtori i Institutit Nobel, gjithësesi ka bërë të ditur se kjo iniciativë nuk do të ketë asnjë ndikim në gjykimin e komitetit që dhedorëzon këtë cmim. Nga ana tjetër sipas gazetarit Norman Solomon, një nga promovuesit e kësaj nisme, zgjedhja e Mening si fitues do të qartësonte mjegullën që mbuloi këtë cmim kur ai iu dha presidentit amerikan Obama në vitin 2009. aktivisti u shpreh se në atë kohë presidenti Obama nuk kishte bërë ende asgjë pasi sapo e kishte marrë atë post dhe ishte në prag të ndërhyrjes në Afganistan. Cmimi Nobel do të dorëzohet në Oslo në 11 tetor. Mening, i shpallur fajtor për spiunazh rrezikon deri në 90 vjet burg.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›