E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zgjatet edhe me shume gjendja e arrestit per ish Presidentin Morsi

Drejtësia egjiptiane ka zgjatur dhe për 15 ditë të tjera gjendjen e arrestit shtëpiak të ish presidentit Mohamed Morsi. Ka qenë goditja e radhës kjo për mbështetësit e tij që vazhdojnë të kërkojnë lirimin e tij duke sfiduar ultimatumin e ushtrisë për të braktisur sheshin.
Edhe pse mes tyre ka shumë gra dhe fëmijë, mbështetësit e vëllazërisë muslimane shprehen të gatshëm për tu përballur edhe me dhunën policore, që ushtria ka premtuar se nuk do ta përdorë. Qeveria teknike deklaroi pak ditë më parë se dëshiron ti tregojë popullit egjiptian dhe vendeve perëndimore se nuk do të ketë më gjakderdhje por se vendi do të rimëkëmbet shuëm shpejt dhe ekonomikisht.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›