E Diel, 1 Nëntor 2026

Petraeus: Luftimet në Afganistan po kalojnë në lindje

Komandanti në largim i forcave të Shteteve të Bashkuara dhe të NATO-s në Afganistan, Dejvid Petraeus, ka deklaruar se do të ndryshoj fokusi për luftën në këtë vend.

Sipas tij, luftimet do të ndryshojnë në muajt e ardhshëm, nga bazat e talibanëve në jug në pjesën lindore të këtij vendi, që nuk është e ruajtur mirë, në kufi me Pakistanin.

Gjenerali Petraeus, që së shpejti merr postin e drejtorit të CIA-s, tha se në pjesën lindore do të vendosen më tepër forca speciale, të inteligjencës dhe ato ajrore.

Këto komente ai i bëri për disa agjenci të lajmeve pasi mori pjesë në ceremonitë e shënimit të 4 korrikut në Kandahar dhe në bazën ajrore Bagram, në veri të Kabulit.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›