Përfundon takimi Topi-wollfarth
Ka përfunduar takim mes kreut të shtetit Bamir Topi dhe ambasadorit të OSBE-së Eugen Wollfarth.
Në takimin i cili zgjati për mëse 1 orë mendohet se ka pasur në qendër situatën politike pas zgjedhjeve të 8 majit si dhe vendimin e nesërm të Kolegjit Zgjedhor në lidhje me ankimimin e PS-së për të shpallur të pavlefshëm zgjedhjet për Tiranën.
Në vijimësi nga ana e përfaqësisë ndërkombëtare në vendin tonë është bërë thirrje që të mbyllet sa më shpejt procesi për shpalljen e rezultatit të Tiranës.Ndërkohë pritet njoftimi i presidencës në lidhje me diskutimet që janë bërë në këtë takim.