E Diel, 1 Nëntor 2026

Autostrada kosovare Thaci Do kursehen 350 milione euro

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi i ka quajtur të motivuara politikisht kundërshtimet e opozitës për ndryshimin e trasesë së autostradës, por edhe kritikat e tri partive opozitare për planin  e zhvillimit ekonomik të hartuar nga qeveria.

 “Natyrisht ende ka kritikues , por është krejt normale. Natyrisht këto kritika janë të pajustifikuara, të motivuara politikisht, por nga dje kam vendosur që të kem edhe një pikë shtesë në këtë axhendë, atë të rregullimit të shtigjeve të lehta për kursistët fillestarë për  disa opozitarë që të mësojnë skijimin, në mënyrë që pastaj, jam i sigurt,  që projektet e Brezovicës do të na i mbështesin” tha Thaçi.

Në mbledhjen e qeverisë së Kosovës ka marrë pjesë për herë të parë edhe zëvendëskryeministri i parë Behgjet Pacolli, i cili është interesuar për ecurinë e punëve në ndërtimin e autostradës.

“Ndoshta një pyetje  e cila është me vend. A  do të aplikohet pagesa për autostradën e ardhshme në Kosovë apo jo. Me ndërtimin  infrastrukturës  rreth autostradës të moteleve të ndryshme , subjekteve ekonomike , pompave të benzinës , duhet të ketë një kriter, dhe kritere janë jashtëzakonisht regjide dhe aty paguhet shumë para për tu marrë licenca , për arsye së është një trafik i madh, faktikisht një fabrikë e parasë” tha Pacolli.

Thaçi i është përgjigjur pyetjeve të Pacollit, duke nënvizuar se autostrada do të jetë sipas standardeve evropiane, dhe pagesa do të diskutohet në të ardhmen. Sipas tij, 350 milionë eurot që do të kursehen nga ndryshmi i trasesë së autostradës do të investohen në projekte që do të përmirësojnë mirëqenien e qytetarëve të Kosovës.

Sala Mustafa

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›