Shtefan Fyle Serbia duhet te beje me shume perparim me Kosoven

Komisionieri i Bashkimit Evropian Shtefan Fyle tha se Serbia duhet te beje me shume perparim ne normalizimin e marredhenieve me Kosoven por se pranimi i pavaresise se saj nuk eshte kusht per antaresimin e Serbise ne BE.
Komisionieri Fyle u takua dje me ministrin e jashtem te Serbise Vuk Jeremic ne Bruksel per te diskutuar perpjekjet e Beogradit per te filluar negociatat per anetaresimin e Serbise ne BE.
Ai i tha ministrit Jeremic se asnje vend i BE nuk eshte i gatshem te pranoje anetare te rinj te cilet kane probleme te pazgjidhura me fqinjet e tyre.
Kosova ka deklaruar pavaresine nga Serbia ne shkurt te vitit 2008. Shume vende perfshire shumicen e vendeve te BE-se dhe Shtetet e Bashkuara kane njohur pavaresine e Kosoves. Udheheqesit serbe jane betuar se kurre nuk do ta njohin pavaresine e Kosoves dhe kane theksuar se disa vende te BE-se perfshire Spanjen Greqine Sllovakine dhe Rumanine nuk e kane njohur pavaresine e saj.
Por Beogradi ka rene dakord te zhvilloje bisedime me Prishtinen mbi normalizimin e marrdhenieve pa prekur ceshtjen e statusit.
Duke folur para gazetareve dje komisionieri Fyle shprehu shpresen se do te kete rezultate reale nga keto bisedime ne javet e ardhshme.
Ministri i jashtem serb u tha gazetareve se Serbia duhet te permbushe nje numer kriteresh dhe kushtesh per te marre nje vleresim pozitiv nga Komisioni Evropian per fillimin e bisedimeve per anetaresim ne BE.