Shkurtime drastike Papandreu vazhdon betejen
Kryeministri grek Jorgos Papandreu u kërkoi ministrave të kabinetit të tij që të vazhdojnë me këmbëngulje betejën madhore, për të vendosur – siç tha ai – rregull në shtëpi dhe ta shpëtojnë atë nga rrënimi.
Sipas zyrtarëve në Athinë, ligji i ri për paketën e kursimeve do t’i dorëzohet parlamentit të premten dhe do të duhet të miratohet deri në fund të këtij muaji, në mënyrë që Bashkimi Europian të lëvrojë huanë e premtuar prej 12 miliardë eurosh.