E Diel, 1 Nëntor 2026

Petrela: Ne infermieri mos te japin leksione mjeket Luljeta Ndoka

Lektoret e fakultetit te infermierise dhe hartuesit e perzgjedhesit e literatures, nuk duhet te jene mjeke. Kete sugjeron shefi i spitalit te Neurokirurgjise, Mentor Petrela, i cili propozon, qe studentet duhet te marrin informacione nga vete stafi infermieror dhe te mos jene te varur nga mjeket. Sipas prof. Petreles, vete stafi infermieror, qe e njeh punen ne themel dhe qe merret perdite me pacientet, do t'i tregonte praktikisht studenteve se si duhet vepruar me pacientet ne rrethana ne ndryshme. Petrela, sugjeron qe leksionet ne Fakultetin e Mjekesise nuk duhet t'i japin mjeket dhe praktika e deritanishme duhet te ndryshoje, me qellim rezultate me te mira ne punen e perditshme. "Te nisin kategorite profesionale, te organizohen per sa i perket formimit dhe edukimit te vazhdueshem, te organizohen midis tyre. Ne kemi fakultetin me 4 vjet, mos harroni qe ne Amerike eshte 4 + 2 dhe jane kategorite profesionale, qe nuk duan t'ia dine fare se cfare ben profesioni tjeter qe jane mjeket. Natyrisht qe jane ne konvergjence, sepse i sherben te semurit, po secili ka detyrat e veta", tha Mentor Petrela, Shef i Neurokirurgjise, QSUT. Deklarata u be gjate konferences se pare te shoqates se infermiereve te Neuroshkences, ku u diskutuan marredheniet mes bluzave te bardha dhe pacienteve. Presidentja e Shoqates, Kimete Kadesha, tha se infermieret duhet te trajnohen sistematikisht, pasi teknologjia ne Shqiperi eshte shume me e perparuar. Sipas Kadeshes, eshte mjaft i rendesishem formimi ne vazhdimesi, duke respektuar protokollet dhe rregulloret e miratuara nga Ministria e Shendetesise, por duke iu referuar zhvillimit te teknologjise se larte ne diagnostike dhe trajtim. Ajo vijoi se funksioni i infermiereve eshte i shumefishte dhe jo vetem profesional, por edhe moral dhe shpirteror. Te gjitha ato cka arrijne te bejne infermieret, Kadesha i permblodhi ne disa fjale si: Organizojne, kuptojne, planifikojne, ndihmojne, fshijne lotet e atyre qe vuajne, sherojne, japin mundesi, mbajne duart e atyre qe vuajne, degjojne, inkurajojne, pergjigjen, qetesojne, kujdesen, monitorojne kujdesin. Ne kete linje, Kadesha tha se funksioni i tyre nuk eshte thjesht teknik. "Ato perdorin trurin, zemren, duart duke skalitur tek njeriu ate qe quhet kujdes, por duhet te mesojne me shume ne sherbim te pacientit", perfundoi perfaqesuesja e infermiereve. Fakulteti i Infermierise funksionon prej disa vitesh, duke cuar ne nje reforme te madhe ne arsimimin e atyre qe kane te bejne direkt me pacientet. Nga kurset qe beheshin me pare, tashme per t'u bere infermier kryhet arsimi i larte, ne perputhje me kerkesat e Kartes se Bolonjes.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›