E Shtunë, 31 Tetor 2026

Petrit Selimi u takua me përfaqësues të lartë të Francës

Zëvendësministri për Politikë të Jashtme, Petrit Selimi ka qëndruar në Paris dhe Strasburg, ku pa pasur një seri takimesh bilaterale dhe në kuadër të ndërveprimit me Këshillin e Evropës. Takimet u zhvilluan me instancat më të larta në Senatin francez, Parlamentin e Francës, MPJ-në e Francës, si dhe në organizatat kryesore të shoqërisë civile, ndërsa në Strasburg zëvendësministri Selimi pati takime me një numër të madh delegacionesh dhe zyrtarë të lartë të Këshillit të Evropës, njofton MPJ me anë të një komunikate për publikun.

Selimi në të gjitha këto takime ka falënderuar Francën për ndihmën e dhënë Kosovës, si dhe i ka njoftuar bashkëbiseduesit për proceset e fundit nëpër të cilat po kalon Kosova.

Zëvendësministri i MPJ-së është takuar edhe me korin diplomatik të akredituar në Paris dhe ka mbajtur një fjalë rasti lidhur me 5-vjetorin e pavarësisë së vendit, duke folur për sukseset dhe sfidat në periudhën e kaluar./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›