E Shtunë, 31 Tetor 2026

Burgim i përjetshëm për vrasjen e dy shqiptarëve në Gostivar

Gjykata Themelore në Gostivar të premten pasdite i ka shqiptuar dënim me burgim të përjetshëm policit Joakim Trifunovski, i cili në fillim të vitit të kaluar ka vrarë dy të rinj shqiptarë, Besnik Shehapi dhe Imran Memeti. Gjykata e ka shpallur fajtor atë për të gjithë akuzat që e kanë rënduar, njofton gazeta Lajm e Shkupit.

Një vit më parë, pikërisht më 28 shkurt, polici Joakim Trifunovski ekzekutoi me armën zyrtare dy të rinj shqiptarë në qytetin e Gostivarit, Besnik Shehapin dhe Imran Mehmedin, pas një zënke për vend parkimi./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›