E Shtunë, 31 Tetor 2026

Petrit Vasili: Qeveria te largohet sa me pare

Levizja Socialiste per Integrim bashkohet me PS-ne kur behet fjale per kercenimin e sulmin qe po i behet Prokurorise. Sekretari i Pergjithshem i LSI-se, Petrit Vasili tha dje se kryeministri Sali Berisha po shperdoron qeverine e tij, duke e detyruar ate te godase ne emer te Fazllicit ose me sakte mikut te ngushte, drejtesine shqiptare dhe ta vere ate nen nje presion te pashembullt. "Veprimi i Ministrise se Brendshme te Berishes eshte nje nga aktet me te shemtuara dhe qe pason ne menyre te rrezikshme deklarimet e turpshme, shantazhuese dhe te renda te Berishes ne parlament", u shpreh Vasili. Duke kerkuar largimin e menjehershem te qeverise, Vasili theksoi se drejtesia dhe prokuroria, pavaresisht presioneve duhet te vazhdojne pa asnje hezitim punen e tyre per te zbardhur te gjithe aferen mafioze kryeministrore te permasave shume te medha.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›