E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ministria e Drejtesise:U perballem me pretendime absurde

TIRANE - Ministria e Drejtesise publikoi dje shkresat zyrtare ne lidhje me kerkesen per te kontrolluar regjistrat e regjistrimit te ceshtjeve penale. Duke u ndalur ne proceduren e kontrollit te inspektoratit te prokurorise prane Ministrise se Drejtesise, dikasteri shprehet se urdhri ka dale ne zbatim te zbatim te ligjit dhe tregon objektin e tij. "Ky urdher ka pasur per objekt te tij verifikimin e rregullshmerise, mbajtjes dhe administrimit te statistikave dhe regjistrimit te veprave penale per periudhen nga date 01/09/2008 deri ne 10/10/2008". Ministria shton se urdhri kishte si qellim edhe ushtrimin e kontrollit ne prokurorine prane Gjykates se Shkalles se Pare Tirane dhe do te behej nga drejtori i Drejtorise se Inspektimit ne Ministrine e Drejtesise.

Kontrolli do te fillonte ne daten 10/10/2008 dhe do te perfundonte deri ne marrjen e te dhenave mbi objektin e verifikimit. "Sic konstatohet, objekti i kontrollit dhe verifikimit te ketij urdhri nuk ka te beje me marrje te dhenash apo verifikime te veprimeve hetimore konkrete apo akte procedurale hetimore qe i perkasin ceshtjeve konkrete, por vetem me marrje te dhenash mbi rregullshmerine ligjore te mbajtjes se regjistrave perkates per efekte edhe statistikore", - deklaroi ministria. Ajo sqaroi se kjo eshte nje veprimtari e Prokurorise qartesisht administrative dhe aspak veprimtari hetimore procedurale.

Ketu dikasteri sqaroi edhe se urdhri nuk ka te beje me asnje ceshtje hetimore apo dosje te vecante penale. "Urdhri ka dale ne zbatim dhe permbushje te detyrimeve ligjore reciproke qe ka Prokurori i Pergjithshem ne baze te nenit 8, pika 4 te ligjit nr.8737 date 12.02.2001 "Per organizimin dhe funksionimin e Prokurorise ne Republiken e Shqiperise" i ndryshuar per t'i derguar Ministrise se Drejtesise te dhenat statistikore te ndjekjes penale per hartimin e statistikes se njesuar ne fushen e Drejtesise si dhe te pikes 15 te ligjit nr.8678 date 14.05.2001 "Per organizimin dhe funksionimin e Ministrise se Drejtesise "I azhornuar lidhur me detyrimin ligjor qe ka Ministria e Drejtesise per drejtimin e sherbimit te unifikuar statistikor ne fushen e Drejtesise", detajoi ministria.

Ajo kujtoi dhe faktin se shkembimi i te dhenave statistikore dhe regjistrimit eshte detyrim ligjor reciprok, qofte i Ministrise se Drejtesise, qofte i Prokurorise se Pergjithshme i parashikuar ne ligjet organike te cituara me siper.

Ne kete pike, dikasteri leshoi akuzen: "Drejtuesit e Prokurorise se Tiranes kane penguar inspektoret e Ministrise se Drejtesise ne ushtrimin dhe ne permbushjen e detyrimeve te tyre, ne baze te ligjit, me pretendimin se ka kaluar orari zyrtar". "Po keshtu, - vijon deklarata, - drejtuesit e Prokurorise kane refuzuar te marrin ne dorezim dhe te protokollojne urdhrin e Ministrit te Drejtesise dhe Njoftimin per Prokuroren e Pergjithshme me te cilat ishin pajisur inspektoret".

Ne kete pike, ministria paralajmeroi se "Ministria e Drejtesise nuk ka lejuar dhe s'do te lejoje asnjehere pengesa jo te ligjshme ne ekzekutim dhe permbushje korrekte te ushtrimit te detyres per zyrtaret e saj e posacerisht per inspektoret e kontrollit".

Duke u ndalur ne rastin e biznesmenit Damir Fazllic, ministria flet per regjistrimin e ceshtjes penale ndaj biznesmenit boshnjako-britanik dhe informon se dy dite me pare, diten e shtune, drejtuesit e Prokurorise se Tiranes kane pranuar te marrin ne dorezim urdhrin dhe njoftimin e kontrollit ne oren 15.45. Ministria tha se "kane firmosur marrjen ne dorezim te tij dhe kane bere protokollimin sipas ligjit te urdhrit te kontrollit". Ketu dikasteri theksoi se "variantet mediatike te shperndara se inspektoret e Ministrise kane tentuar te hyjne me dhune ne ambientet e Prokurorise se Rrethit Gjyqesor Tirane eshte shpifje dhe trillim mbi te verteten dhe keqinformim i publikut". Ministria sqaroi se inspektoret e Ministrise se Drejtesise sipas te gjitha procedurave ligjore dhe etikes zyrtare kane komunikuar me punonjesit e sherbimit te Prokurorise duke i parashtruar kerkesen per te takuar zyrtarisht drejtuesit ose nje nga zevendesit drejtuesit e Prokurorise se Rrethit gjyqesor Tirane. Ne kete pike, dikasteri, siguroi se "Ministria e Drejtesise eshte e vendosur te vazhdoje te ushtroje funksionet e saj ne zbatim te Kushtetutes, dhe ligjeve ne fuqi".


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›