PS reagon,shteti i ka hapur lufte drejtesise
Partia Socialiste ve alarmin se qeveria ne pushtet po kercenon hapur Prokurorine e Pergjithshme. Kryetari i selise roze, Edi Rama, reagoi dje ndaj kerkeses se Ministrise se Brendshme per te ndjekur penalisht dy prokurore, vetem e vetem se sipas tij, tentuan te marrin ne pyetje biznesmenin e shumeperfolur per trafiqe, Damir Fazlic. "Asnjehere me pare ne kete shtet nuk jane shfaqur kthetrat e pushtetit me hapur, e ne menyre me arrogante dhe pa asnje vetepermbajtje formale, sesa ne rastin e kercenimit publik te prokuroreve dhe te hyrjes me force ne zyrat e prokurorise per te marre materiale qe kane te bejne me hetimin e domosdoshem te lidhjeve mes ketij marifetciu serbo-boshnjak dhe Sali Berishes e klanit te tij", tha Rama. Sipas tij, eshte e patolerueshme qe Ministria e Brendshme dhe ajo e Drejtesise te kercenojne publikisht Prokurorine dhe te behen mburoje e nje marifetciu te rendomte ballkanik, i perzier ne shume e shume afera te dyshimta dhe i kthyer ne nje pike referimi per interesat teresisht te paligjshem e te paperligjur te klanit Berisha. Kreu socialit, theksoi se kjo tregon degradimin e plote te marredhenieve mes qeverise dhe institucioneve kushtetuese dhe mes Kryeministrit Sali Berisha e qytetareve qe e votuan ne vitin 2005 per nje qeverisje me duar te pastra. "Qeveria e Berishes eshte disa vite drite larg nga interesat e qytetareve. Interesat e Sali Berishes dhe klanit te tij, qe ka kapur qeverine dhe eshte i kapur nga interesat e paligjshme dhe nga klient si ky serbo-boshnjak, i cili per fat te keq ka ne Shqiperi nje force teresisht jashte kontrollit dhe teresisht ne dem te gjithe perpjekjes sone te perbashket", vijoi Rama. Sipas tij, ne asnje rast nuk mund te tolerohet qe Prokuroria te kercenohet publikisht dhe qe Ministria e Brendshme dhe ajo e Drejtesise te bejne, jo detyren e tyre kushtetuese dhe ligjore, por mburojen e interesave paligjshme te marifetciut, qe u be personazhi i dites dhe javes ne Shqiperi, qe eshte turpi i Sali Berishes dhe turpit te qeverise se tij. Ajo qe po ndodh sot ne vend, per kreun e selise roze eshte pershkallezimi i metejshem i luftes se hapur mes klanit Berisha dhe Prokurorine. "E materializuar kjo ne shprehjen e paimagjinueshme te luftes me prokurorine nga ana e dy dikastereve qendrore Ministrise se Brendshme dhe asaj te Drejtesise", theksoi Rama. Rozeta Rapushi