E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Detyrimet ndaj shqiptareve ne dy shtetet"

Presidenti Bamir Topi ne nje interviste dhene per Radio-Televizionin e Kosoves vlereson se ndertimi i rrugeve qe lidhin Shqiperine me Kosoven, jane nje rivendosje ne te drejten historike te komunikimit. "Te besh rrugen per te lidhur Shqiperine me Kosoven ke bere detyrimin e pare, detyrimi i pare qe i jep mundesi njerezve qe te komunikojne te lire, t'i krijosh lehtesira atyre dhe te rivendosesh nje padrejtesi historike, sepse eshte e pamundur qe te mendojme qe mungesa e ndertimit te rruges ne kete aks qe po ndertohet te jete bere pa paragjykim", thote Presidenti.

Ne te kaluaren, Ballkani, si nocion ka nenkuptuar nje zone problematike, me shkalle te larte tensionimi dhe eshte perkufizuar si "fuci baruti". A jane qetesuar marredheniet ne Ballkan tani dhe si i vleresoni?

Presidenti Topi: Ju keni te drejte kur e konsideroni ne pyetjen tuaj situaten ne Ballkan ne retrospektive, qe ka qene nje situate e tensionuar, historikisht e tensionuar, me skenare te lufterave nderetnike, me skena dhe prapaskena. Jemi absolutisht ne nje situate te re. Sot Ballkani ka nje realitet te ri, edhe nga pikepamja gjeopolitike, por dhe nga pikepamja e marredhenieve midis shteteve. Them nga pikepamja gjeopolitike, sepse ne Ballkan ka lindur nje shtet i ri, shteti i Kosoves, i cili ne fakt ndihmon ndjeshem stabilitetin e rajonit. Nga ana tjeter, edhe marredheniet midis vendeve te Ballkanit jane permiresuar ndjeshem. Sot nuk jane me tabu takimet midis lidershipit te vendeve te Ballkanit. Bile ka takime zyrtare, ka takime pune, ka takime ne tavolina te rrumbullaketa dhe ajo qe eshte me e rendesishmja, shtetet e Ballkanit Perendimor sot e kane projektuar te ardhmen e tyre ne familjen euroatlantike, cka do te thote qe keto shtete, jo vetem ne aspiratat qe kane shprehur, por dhe per te arritur standardet, e kane te detyrueshme qe te shkojne ne kete linje, duke vene se pari nje situate te qete ne marredheniet midis tyre dhe duke e bere te gatshem rajonin tone, qe te pranohet si nje rajon i qete dhe i sigurt ne familjen euroatlantike.

Si President i Shqiperise, keni kontakte me zyrtaret me te larte te vendeve te rajonit. Si i vleresoni marredheniet e Shqiperise me vendet e rajonit?

Une besoj qe Shqiperia sot po merret si model edhe nga partneret tane nderkombetare, si model i moderacionit ne rajonin ballkanik. Une e kam thene dhe vazhdoj ta them, nuk eshte thjesht lidershipi politik apo institucionet ne Shqiperi, por eshte edhe nje element tjeter shume i vecante ne rajonin ballkanik; jetojne shqiptare jo vetem ne Shqiperi, jetojne ne Kosove, ne Maqedoni, ne Mal te Zi; per shkak te emigracionit te viteve te fundit edhe ne Greqi. Pra nga te gjithe po ndihet qe ky moderacion nuk vjen thjesht nga klasa politike shqiptare apo nga institucionet e Shqiperise, por vjen edhe nga faktori njerezor ne terren.

Shqiptaret sot vertet qe dallohen per vlerat e tyre qytetare, per vlerat e tyre te lashta ne komunikimin me popujt e tjere; ata jane rikthyer totalisht ne nje terren te lire dhe mesa duket, terreni i lire i ka bere shqiptaret qe te shpalosin dhe te shprehin cilesite e tyre me te mira per te realizuar nje fqinjesi te mire dhe per t'i kontribuar pikerisht asaj qe kerkojne te gjithe popujt e Ballkanit, qe te jene te lire, te komunikojne te lire dhe tek e fundit te jene pjese e familjes se vjeter evropiane. Keshtu qe nga kjo pikepamje une mendoj qe jane ndertuar raporte natyrale me fqinjet.

Kemi pasur, sikurse thashe, vizita ne Shqiperi, por dhe kemi qene per vizita ne vende te tjera. Me nje vleresim relativ do te thoja qe nga i gjithe ky konfiguracion vlerash komunikimi, mbetet ne plan sekondar sigurisht Serbia, e cila realisht po punon me nje lloj ambiguiteti, pra me linja te dyfishta. Ka nje krize persa i perket orientimit te Serbise. Nga nje ane, Serbia kerkon te orientohet ne Bashkimin Evropian, por ka dhe nje pjese te rendesishme te shoqerise, edhe qe e terheq Serbine, pikerisht nga lidhjet e tyre tradicionale me Rusine, me Lindjen. Kjo eshte pare edhe ne zgjedhjet politike ne Serbi. Gjithsesi, popujt e Ballkanit, edhe ne praktikisht, duke dale nga cdo lloj kompleksiteti, do te uronim qe lidershipi politik i Serbise te jete i orientuar nga Perendimi dhe nga ana tjeter, pikerisht duke u orientuar nga Perendimi, te mos shohe si ne te kaluaren, duke e pare Kosoven pjese te saj, sepse Kosova eshte absolutisht nje realitet i ri. Kur thashe qe ka linja ambiguiteti, linja te dyfishta, eshte pikerisht kjo lloj kontradikte; nga njera ane kerkon te integrohet ne Perendim dhe nga ana tjeter kerkon te ruaje pikerisht hegjemonine mbi Kosoven, cka presupozon edhe nje kontradiksion per vlerat e Evropes dhe per ate qe ka bere Evropa per Kosoven. Evropa e ka njohur Kosoven, ndersa Serbia kerkon ta mbaje Kosoven ne kundershtim me vendimet e Evropes, duke dashur te integrohet ne Evrope. Pikerisht zgjidhja e kesaj kontradikte do ta bente edhe Serbine pjese te ketij komunikimi te natyrshem, mjaft te frytshem per Ballkanin, qe Ballkani me nje tradite komunikimi, por edhe si nje treg me 60 milione banore, do te bente pune dhe qe stabiliteti politik t'i krijonte hapesira zhvillimit ekonomik dhe marredhenieve me te gjitha vendet e botes.

Si i vleresoni marredheniet e Shqiperise me Kosoven? Cilat jane fushat ne te cilat jane arritur perparime dhe cilat jane fushat qe lene mundesi per intensifikim te ketyre marredhenieve ne te ardhmen?

Marredheniet me Kosoven jane te mrekullueshme. Marredheniet me Kosoven jane te tilla qe te krijojne shanse qe, pas shpalljes se pavaresise se Kosoves, te gjithe aktoret politike, bota e biznesit por edhe te gjithe faktoret njerezore duhet te dine te intensifikojne marredheniet e tyre, secili ne linjen e vet. Dhe une mendoj qe gjeja me e rendesishme eshte intensifikimi i dialogut politik ne te gjitha nivelet. Pra, ju e keni pare qe ne kemi takime te shpeshta, qofte ne nivele Presidentesh, Kryeministrash, Kryetaresh te Parlamenteve dhe do te doja qe te intensifikohej ky komunikim ne te gjitha linjat, me grupe parlamentare, me komisione te Parlamentit, me njerez te botes se biznesit, te botes se librave, te letrave, te kultures, te historise, pra, na duhet patjeter nje lloj intensifikimi i marredhenieve, sepse kjo kohe e arte ka ardhur dhe praktikisht nuk ka absolutisht asnje lloj pengese, sikurse ka pasur ne te kaluaren. Dhe mendoj qe ajo qe eshte me e rendesishmja, eshte qe ky komunikim njerezor duhet te shoqerohet patjeter edhe me permiresim te kushteve te infrastruktures. Kam parasysh ketu qe ndertimi i rruges natyrisht do ta lehtesoje, do ta shumefishoje kete klime, persa i perket komunikimit te njerezve. Ky komunikim, sikurse thashe per shqiptaret qe jetojne ne rajonin ballkanik, shikohet kur qytetaret e Kosoves vijne dhe kalojne pushimet ne Shqiperi dhe kur qytetaret e Shqiperise shkojne per te pare realitetin e Kosoves. Pra, gjerat mesa duket po vijne ne terrenin e tyre natyral.

Cfare kuptimi dhe rendesie kane, simbolike e praktike, ndertimi i rrugeve, lidhja e Shqiperise me Kosoven?

Une besoj qe eshte simbolike e demonstruar dhe nuk ka nevoje per komente. Te besh rrugen per te lidhur Shqiperine me Kosoven ke bere detyrimin e pare, detyrimi i pare qe i jep mundesi njerezve qe te komunikojne te lire, t'i krijosh lehtesira atyre dhe te rivendosesh nje padrejtesi historike, sepse eshte e pamundur qe te mendojme qe mungesa e ndertimit te rruges ne kete aks qe po ndertohet te jete bere pa paragjykim. Sistemi qe kemi kaluar ka frenuar shume gjera dhe ka paragjykuar shume gjera. Eshte bere, une e kam thene edhe here te tjera, e kam thene dhe kur kam qene ne parlament, qe mungesa e nje rruge qe do te lidhte ne menyre te lehte do te thoja, Shqiperine dhe Kosoven, eshte bere me nje paragjykim te forte, per ta lene Kosoven larg Shqiperise, per ta lene Kosoven pjese te atij realiteti qe nuk ekziston me, te nje Jugosllavie, e cila ne menyre te natyrshme u shperbe. Dhe sot, ndertimi i rruges, ne radhe te pare, sipas mendimit tim, eshte nje rivendosje ne te drejten historike te komunikimit. E dyta eshte nje mundesi e madhe e komunikimit per biznesin. Une mund ta gjykoja, jo thjesht per sa i perket faciliteteve qe jep rruga, por klima qe ka, supozojme Myzeqeja me klimen qe ka Fusha e Kosoves, me mundesi te medha qe kane per prodhimin e shume prodhimeve bujqesore dhe diferenca ne temperature, do te jepte mundesi te shkembimeve te ketyre prodhimeve ne te dy krahet. Dhe do te dilte nga ky lloj sezonaliteti qe vuajne fermeret. Nga ana tjeter, edhe komunikimi i shpejte te jep mundesi qe, ajo qe thame pak me perpara per intensifikimin e marredhenieve, te jete fare i lehte dhe i natyrshem.

Integrimi kombetar a eshte parakusht per integrim evropian dhe ne kete sens, sa eshte bere integrimi shpirteror i shqiptareve, natyrisht ne perputhje me rrethanat, me realitetet politike?

Une besoj qe ka nje ndryshim te jashtezakonshem per sa i perket evoluimit te mentalitetit te shqiptaret. Njeriu e ka te veshtire ndoshta te beje dallimet kreativisht me disa vite perpara. Por kur i rikthehet dhe shikon se sa ndryshime jane bere, tregon qe nje pjese te rendesishme te ketij ndryshimi i takon edhe ndryshimit te mentalitetit. Pra, shqiptaret, kudo qe jane, kane treguar qe kane qene pjese e Evropes, jo vetem tradicionalisht, por jane ne Evrope edhe politikisht. Keshtu qe kane nje deshire te jashtezakonshme qe te arrijne pikerisht ne ato parametra qe te jene te absorbueshme nga Evropa. Sot shikon nje deshire te jashtezakonshme tek studentet per te qene qytetare te denje te Evropes. Sot ata punojne me kurrikula universitare evropiane. Mjaft studente dhe mund t'ju them me mijera, studiojne sot ne shkollat dhe ne unversitetet me ne ze te Evropes dhe te botes. Dhe eshte shume e rendesishme kur i takon, te shohesh tek ata deshiren per t'u rikthyer dhe per te dhene kontributin, qofte ne Shqiperi, qofte ne Kosove, kudo ne rajonin ku ata banojne. Keshtu qe mendoj se eshte nje lloj inspirimi i brendshem per te ndryshuar mentalitetin sa me shpejt te jete e mundur, ne menyre qe te jene absolutisht qytetare nderi te Evropes.

Nje pyetje qe ngerthen dy nenpyetje brenda, Shqiperia ne raport me shqiptaret e vet, ne planin ekonomik, social e ne plane te tjera dhe karshi vendeve te rajonit, disa parametra, disa te dhena...

Une mendoj qe Shqiperia sot ka nje realitet te ri ekonomik. Sot konsiderohet, sipas te gjitha te dhenave statistikore zyrtare, te pranuara dhe nga partneret nderkombetare, qe ka nje rritje vjetore me 6 per qind te prodhimit te pergjithshem bruto, cka do te thote qe eshte nje rritje goxha e mire. Se dyti, sipas nje raporti te Bankes Boterore, Shqiperia renditet e dyta per sa i perket lehtesive per zhvillimin e biznesit, cka do te thote qe eshte krijuar nje terren i favorshem per rritjen e investimeve, qe do te thote se rritja e investimeve shkon paralelisht me mundesine per punesim dhe per rritje te te ardhurave. Nga ana tjeter, ne e shikojme Shqiperine jo thjesht si nje ekosistem te mbyllur, por e shohim si pjese te nje rajoni ballkanik, i cili ka mundesi te medha per investime. Kur kemi bere takime apo tavolina te rrumbullaketa me Presidentet e Ballkanit, kemi nxjerre ne evidence qe Ballkani ka nevoje qe te hapet. Ballkani ka nevoje qe te ndryshoje politikat fiskale, t'i harmonizoje ato politika. Ballkani ka nevoje qe te kete nje klime sigurie ne menyre qe investimet te vijne e te perputhen pikerisht me kete treg, qe konsiderohet, sic edhe e thashe, nje treg i rendesishem me 60 milione banore. Keshtu qe ne mendojme qe marredheniet me fqinjet, edhe nga pikepamja e zhvillimit ekonomik jane shume te rendesishme. Une po lexoja jo me larg se sa dje, qe raporti i shkembimeve tregtare me vende qe jane ne Bashkimin Evropian dhe me vendet e Ballkanit, mendoj qe ka ardhur duke u rritur edhe ne favor te vendeve te Ballkanit, cka presupozon qe ky shkembim midis vendeve ballkanike ka filluar qe te intensifikohet.

Si e vleresoni rrugetimin e Kosoves ne rreth 10 vitet e fundit dhe ne c'mase Kosova po i deshmon kapacitetet, aftesite e veta shtet-formuese pas shpalljes se pavaresise?

Po te merrni ne konsiderate qe nga viti 1999 dhe deri ne vitin 2008 ku jemi, jane 9 vjet, dhe per te marre ne konsiderate edhe vitin teper te veshtire para vitit 1999, qe perkufizon pyetjen tuaj ne 10-vjecar, une di te them qe realiteti eshte i paimagjinueshem ne ndryshimet e veta. Pra, Kosova, qytetaret e saj, kane zhvilluar nje lufte te jashtezakonshme ne kuptimin e vertete te fjales per te dale nga ai realitet ku ishin te izoluar dhe kjo padyshim i dedikohet edhe ndihmes se madhe qe ka ardhur nga vendet me te fuqishme demokratike te botes, dhe ne menyre specifike, Shtetet e Bashkuara te Amerikes. Pas luftes, Kosova filloi ne menyre graduale te ndertoje nje realitet te ri, te jete pjese e botes diplomatike per te zgjidhur pikerisht ate moment qe u realizua me 17 shkurt te vitit 2008. Pra, u fut ne nje proces te njohjes se saj dhe sot kemi nje Kosove qe ka institucionet e veta te pavarura dhe qe po mundohet te ndertoje nje shtet te ndertuar mbi bazat e multietnicitetit, ku respekti per minoritetin duket qe eshte ne plan te pare. Kjo padyshim ka te beje dhe me ate lloj besnikerie qe lidershipi i Kosoves ka treguar ndaj dokumentit te zotit Ahtisari, i cili eshte aprovuar edhe nga Organizata e Kombeve te Bashkuara dhe nga vendet me demokratike te botes. Une mendoj qe sot kemi nje Kosove qe jo vetem ka bere zgjedhjet politike, ka ditur te beje fushate per zgjedhjet politike, por me e rendesishmja eshte se ka ditur dhe po di ta administroje pushtetin pas zgjedhjeve politike. Sot Kosova, edhe per me skeptiket, konsiderohet nje realitet me i qete se c'mendohej dhe une besoj qe ky realitet do te vije duke u permiresuar cdo dite. Per kete kam bindje absolute.

Jeni ju per aktivitetin tuaj politik e diplomatik lobues per kosovaret. Ne Asamblene e fundit te Organizates se Kombeve te Bashkuara, keni qene nje avokat i denje i ceshtjes se Kosoves dhe nga kjo perspektive, si e shihni te ardhmen e Kosoves ne planin e pranimit nderkombetar?

Kosova ka vetem nje te ardhme te hapur, cka do te thote qe nuk ka absolutisht asnje lloj mundesie per rikthim ne skenaret e vjeter. Sot, ne kemi nje realitet ku Kosova vertet njihet nga 47 vende, por shumica e ketyre vendeve jane vendet me te rendesishme te globit. Nga ana tjeter, kjo duhet t'i beje te gjithe, qofte strukturat e institucioneve ne Kosove, qofte ne Shqiperi, por edhe miqte tane, qe te intensifikojne patjeter aktivitetin diplomatik ne menyre qe Kosova te njihet edhe nga shume shtete te tjera dhe une besoj qe ky aktivitet po vazhdon. Eshte po aq e rendesishme qe Kosova te njihet edhe nga fqinjet dhe mundesite jane shume te medha qe te shkohet ne kete linje. Ju e keni pare qe ky lloj aktiviteti eshte i pareshtur dhe besoj qe i gjithe parashikimi eshte qe gjithcka do te shkoje ne terrenin natyral ku eshte nisur.

Cilat jane mundesite dhe modalitetet e shtimit te numrit te shteteve qe do ta pranojne Kosoven dhe ne kete plan, a jane shfrytezuar te gjitha mundesite potenciale, politike, diplomatike kosovare e shqiptare?

Une sapo e thashe qe ka tentativa dhe nje pune intensive per te rritur gjeografine e njohjes. P.sh. nje linje shume e rendesishme do te ishte ajo e vendeve islamike, ku patjeter qe ka kontakte. Edhe une personalisht kam pasur kontakte te vazhdueshme, krahas kontakteve te natyrshme qe mban lidershipi i Kosoves, por edhe aktore te tjere te institucioneve te Shqiperise. Jane takime qe zhvillohen ketu ne Tirane, jane takime qe zhvillohen edhe kudo ku ne shkojme, sepse jemi ne perkrahje te nje kauze te drejte, e cila, sikurse thashe, eshte pjese e vendimmarrjes se shteteve me te fuqishme te botes. Nje linje tjeter shume e rendesishme eshte ajo e vendeve te Amerikes Latine. Nje linje tjeter, qe duhet te ishte e para, eshte pikerisht eshte pikerisht ajo e njohjes nga vendet e rajonit, sepse duke e njohur vendet e rajonit, ka dhe nje influencim psikologjik tek vendet qe jane me larg nesh. Ose, le te bejme nje llogari me te thjeshte: nese njihet nga vendet e rajonit dhe eshte njohur nga vende te rajonit, atehere ato e kane me te lehte, shume me te lehte per te marre vendimmarrjen e tyre, sepse ka mjaft shtete qe jane pikerisht ne pragun e vendosmerise. Po e njohu rajoni, sikurse jane te gjitha premisat dhe po punohet per kete pune, te jeni te sigurt qe do te kete nje numer te konsiderueshem vendesh qe do te vijne menjehere pas gjithe atyre.

Pergjithesisht, si i vleresoni marredheniet shqiptaro-serbe dhe ne kete vazhde, a eshte parakusht heqja dore e Serbise nga nje politike tradicionale hegjemoniste koloniale?

Une ju thashe gjate intervistes sime qe niveli i marredhenieve midis Shqiperise dhe Serbise ende nuk eshte ne nivelin qe Shqiperia ka ndaj vendeve te tjera te rajonit. Padyshim qe ne kemi pasur rast te takohemi, te shkembejme mendime, te shkembejme edhe debate ne tavolina te rrumbullaketa ne nivel ballkanik. Padyshim qe ka diferenca te ndjeshme persa i perket asaj qe eshte ceshtja me kryesore, ceshtja e Kosoves dhe pastaj e gjithe retorika e lidershipit te Serbise vjen dhe perqendrohet pikerisht tek ajo qe ato tashme e kane humbur. Ne do te deshironim te kishim marredhenie pa asnje lloj kompleksiteti me lidershipin dhe institucionet e Serbise, ne kuadrin e nje te ardhmeje te perbashket euroatlantike. Pra, sot nuk behet fjale me per t'u rikthyer tek situata qe ka qene. E kam thene, po e them dhe do te vazhdoj ta them qe ish-Jugosllavia eshte nje realitet qe nuk ekziston me. Te gjitha shtetet qe jane krijuar, kane te drejten e tyre legjitime te ushtrojne te gjitha funksionet kushtetuese ne vazhdimesi dhe duhet te ndertohet nje partneritet luajal per te qene pjese e te njejtes filozofi dhe psikologji, per te qene pjese e Evropes se bashkuar dhe familjes euroatlantike, cka do te thote qe lidershipi sot duhet gradualisht te orientohet ne nje drejtim tjeter. Kjo do te thote qe pas stabilitetit politik ne marredheniet me Serbine, atehere nuk ka asnje lloj pengese qe te rritet edhe dimensioni i marredhenieve ekonomike, dhe une besoj qe e ardhmja e Ballkanit kjo do te jete.

Si i gjykoni angazhimet e Serbise qe me te gjitha mjetet te pengojne pavaresine e Kosoves?

Une do ta konsideroja ne pozicionin qe ato kane, me shume nje tendence per te justifikuar ate realitet te ri qe ekziston ne Serbi, ...

(Nderhyrje e gazetarit)...per konsum te brendshem?

...Per konsum te brendshem sigurisht, sepse ne arenen nderkombetare kjo eshte nje beteje e humbur. Por, nisur edhe nga disa sondazhe qe jane bere ne shoqerine serbe, te azhornuara jo me larg se sa dita e djeshme, vetem 8 per qind e shoqerise serbe e quan si problem te rendesishem ceshtjen e kthimit tek Kosova, cka do te thote qe edhe vete shoqeria e sotme, 95 per qind e saj heq dore ne menyre natyrale, te vullnetshme, nga nje ceshtje e cila sot zhvillohet ne nje plan tjeter.

Si e komentoni opsionin e Presidentit serb Tadic per ndarjen e Kosoves dhe cfare pasojash do te kishte per Kosoven, per Serbine dhe per rajonin?

Ky eshte vetem nje halucinacion. Nuk mund te kete skenare te tille. Te japesh ide per hapa te medha retrograde qe do te prishnin cdo lloj balance, jo thjesht evropiane por edhe me gjere, do te thote qe te hedhesh teza qe s'kane asnje lloj shansi, do te thote qe te hedhesh teza qe s'kane asnje lloj vizioni. Une mendoj qe keto jane ne sensin e asaj qe ju thashe pak me pare, per konsum te politikes se brendshme dhe asgje me shume.

Gjate vizites suaj ne OKB, ne Nju Jork, keni takuar dhe ftuar Presidentin Sejdiu qe te vizitoje Shqiperine, teksa ende jane te fresketa emocionet dhe te gjalla nga vizita juaj ne Kosove. A planifikoni se shpejti ta vizitoni Kosoven?

Une padyshim qe, jo i kam te fresketa, por i kam te nxehta kujtimet nga Kosova. Them termin "te nxehta", sepse e nxehte ishte mikpritja vellazerore ne Kosove. Keshtu qe edhe ne distance nga vizita e cila eshte realizuar ne 25 janar te vitit 2008, une deshiroj nepermjet televizionit tuaj t'i pershendes te gjithe banoret e Kosoves per ate pritje fantastike qe m'u rezervua dhe ate emocion te vecante. Une kam qene shume here ne Kosove. Sigurisht, pritja qe iu be Presidentit te Shqiperise ishte nje pritje me nje simbolike te vecante. Ajo qe qytetaret e Kosoves bejne per cdo qytetar te Shqiperise, por ne prag te vigjiljes se shpalljes se pavaresise se Kosoves, e cila erdhi rreth tre jave me vone. Une kam ftuar Presidentin Sejdiu qe te vizitoje Shqiperine, qe besojme se do realizohet ne muajin nentor. Mbeten per te precizuar vetem disa detaje te vizites. Natyrisht eshte vizite zyrtare dhe vizita zyrte edhe pse ne nuk shohim tek njeri-tjetri shume protokollin e vizitave, gjithsesi vizita zyrtare ne kuptimin e vlerave qe mbart, ka rendesi shume te vecante. Dhe me Presidentin Sejdiu do te diskutojme shume teza te rendesishme per te ardhmen e dy vendeve tona, per te ardhmen e Ballkanit dhe besoj per te gjithe ate inkursion diplomatik te perbashket qe duhet te bejme per vazhdimin e njohjes se Kosoves, pra, nga sa me shume vende. Do te kete surpriza te kendshme gjate vizites, sepse do te shohim mjaft gjera interesante qe kane te bejne me interesin e dy vendeve tona dhe padyshim qe nga ana tjeter, une deshiroj te vij ne Kosove. Eshte nje lloj predispozicioni i natyrshem i imi per te ardhur ne Kosove, per te takuar miq dhe mbi te gjitha per te pare nje realitet te ri ne Kosove, per ta ndjere nga afer, sepse informacione marrim perdite, por jam i bindur qe kur te vij ne Kosove, do te shoh nje realitet te ri shume me pozitiv.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›