E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Fazllic", tentohet marrja e pronave

TIRANE - Zbulohet nje tjeter shkelje e Prokurorise ne ate qe po ravijezohet cdo dite e me teper si skandali me ceshtjen "Fazllic", ku nje qytetar dhe biznesmen i huaj perballet me sulme te paligjshme nga shteti. Mesohet se Prokuroria i ka kerkuar tre dite me pare me 10 tetor 2008, Hipotekes qe te bllokoje te gjitha pronat e paluajtshme te kompanive te biznesmenit boshnjako-britanik dhe ortakeve te tij.

Urdhri vjen vetem pak pas atij qe u zbulua diten kur Fazllic mberriti per nje vizite pak oreshe ne Shqiperi, kur u tentua ndalimi i tij.

Burime nga Zyra e Regjistrimit te Pasurive te Paluajtshme, bene te ditur per gazeten "Koha Jone", se Prokuroria i ka kerkuar qe te bllokoje pronat e paluajtshme te kompanive te shtetasit te huaj Damir Fazllic, si dhe ortakeve te tij. Shkresa zyrtare, ne fakt nuk eshte nje vendim per sekuestro sic edhe parashikohet nga ligji. Per kete arsye ajo eshte e kunderligjshme. Ne baze te ligjit, kerkesa per sekuestrim pronash behet vetem me vendim gjykate ne baze te argumenteve te ofruara dhe me tek kalohet per ekzekutim. Por kjo rezulton e pamundur te realizohet, pasi ne dosjen e Damir Fazllic qe gjendet ne prokurori, nuk ka fakte impliki ne akuza penale. Sikunder ka pohuar Prokuroria e Pergjithshme me daten 8 tetor kur edhe ne te vertete ka regjistruar procedimin penal per vepren penale te "pastrimit te produkteve te vepres penale", "hetohet rreth fakteve te paraqitura ne media". E thene qartazi, prokuroria ka nisur hetim kryesisht, duke u bazuar ne shkrime gazetash ku nuk paraqitet asnje prove. Per me teper, Prokuroria e drejtuar nga Ina Rama theksoi me 8 tetor se "nuk ka nje procedim konkret per shtetasin Damir Fazllic".

Ekspertet e fushes juridike, pohojne se kerkesa per bllokim te pronave te tij pa asnje prove dhe pa vendim gjykate, eshte nje shkelje flagrante e te drejtes se prones, e mbrojtur kjo ne Kushtetute.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›