E Shtunë, 31 Tetor 2026

Petriti: Të dashurën e Getoarit të Tingulli 3nt, e kam pasur unë më parë

I dashuruari Petrit del me njohje të rëndësishme në botën e show-biznesit. Ai është personazh në videon e Besës dhe Jehonës, “Nuk jam ajo”

Djaloshi i gjatë nga Kosova në Big Brother, Petriti, i cili i shprehu dashurinë Klodianës në Big Brother, duket të ketë lënë pas të dashurën në Kosovë. Në profilin e tij në Facebook, gjenden pafund puthje dhe përqafime, si edhe foto të realizuar me vajzën që ai i thotë “Të dua”, Arta Makolli. Ndërkaq, Petriti nuk është një fytyrë e panjohur për ekranin. Shumë prej jush madje mund ta kenë njohur atë që me hyrjen në BB. I dashuruar pas Klodianës, Petriti këto ditë është bërë akoma më shumë personazh, pasi në një zënkë e sipër me banorët e tjerë, ka arritur të fyejë rëndë Ermelën, duke përdorur një fjalor tejet banal. Por, do thoni ju ku e kemi parë djaloshin simpatik që merret me dizajn?! E kemi parë në videoklipin e Besa Kokëdhimës dhe Jehona Sopit, “Nuk jam ajo”. Ai është ai donzhuani që flirton dhe debaton me vajzat në makinë, edhe pse të themi të vërtetën, nuk kuptohet shumë. Ja që edhe Petriti, sikurse edhe Ogreni, që është nipi i gazetarit Sokol Balla, nuk vuan për lidhje me persona të rëndësishëm… Një ditë nga ditët e gjata të qëndrimit në Big Brother, Petriti dhe Klodiana ishin ulur në oborrin e Big Brother Albania 4 dhe ndërkohë fillojnë të bisedojnë për këngëtarët nga Kosova. Klodiana i thotë Petritit se i pëlqen shumë grupi Tingulli 3, e veçanërisht reperi Getoar Selimi, mirëpo Petriti nuk bie dakord me të dhe thotë se Geti (Getoar Selimi) është njëri ndër reperët më të dobët në Kosovë. Ai gjithashtu shton se Getin e ka edhe komshi, pasi jetojnë me një lagje dhe shton se në fëmijëri Geti gjithnjë ishte një fëmijë i lënë pas dore dhe nuk ka pasur shumë shokë. Duke u nxehur biseda, Petriti i pranon edhe një fakt Klodianës, që i la fansat të çuditur. Ai i tregon se ka qenë i lidhur para disa kohësh me Hana Shehun (ish-e dashura e Getit). Ai tregon se madje ka qenë i lidhur me Hana Shehun para se të lidhej Getoari me të. Petriti nuk i kursen fjalët e mira për Hanën, duke thënë se është një femër ekstremisht e bukur, e gjatë dhe mjaft e dashur. Pasi këtij rrëfimi, Klodiana i thotë Petritit se tani e di arsyen pse ai e urren aq shumë Getoarin. Petriti s’e pranon dhe thotë që urrejtja ndaj tij e ka zanafillën që më parë. Nuk e dimë nëse e dashura e tij aktuale, Arta, e ndjek atë nga televizori në shtëpinë e saj dhe se çfarë drejtimi i ka dhënë ajo sakaq lidhjes…

Klodi: Neda është flluskë sapuni

Klodiana dhe Petriti rrinë pranë zonës së pishinës dhe të dy fillojnë të flasin për Nedën. Klodiana i tregon për debatin që pati ajo me Nedën dhe e quan atë si një “flluskë sapuni” që rri gjithë ditën me Ogrenin dhe nuk është e pranishme në situatat e banorëve të tjerë në shtëpi. Të dy flasin kundër zgjuarsisë së Nedës dhe mënyrës së saj të të folurit filozofik. Klodiana thotë se Neda nuk është e zgjuar, por vetëm ka mësuar disa fjalë përmendësh të cilat i përdor në debate kundër banorëve të tjerë. Ajo i përmend rastin ku Adi Krasta te “100 Milionë” i kërkoi Nedës që të mos i përgjigjej në mënyrë filozofike dhe e komenton këtë rast se edhe të tjerët jashtë nuk e pëlqejnë mënyrën filozofike të të folurit të Nedës. Petriti e përkrah Klodianën dhe i thotë se ajo ka gjetur shprehjen e duhur kur Nedën e quan “flluskë sapuni”. Ata komentojnë lidhjen e Nedës dhe Ogrenit që sipas Klodianës, Ogreni po e përdor Nedën dhe po përfiton prej saj. Klodiana komenton edhe miqësinë e Nedës dhe Almës, që tashmë nuk ekziston më. Ndërkohë, Klodiana pas kësaj bisede me Petritin për Nedën, thërret Mirjetën që të flenë jashtë. Mirjeta fton edhe Marielin, por ai nuk pranon dhe i thotë Mirjetës se nuk do që të futet mes dy vajzave, do të shkonte vetëm nëse atje do të ishte edhe ndonjëri nga djemtë e shtëpisë. Mirjeta, pasi përshëndetet me Marielin, shkon në oborr te Klodiana. Vajzat shtrihen për gjumë dhe fillojnë përsëri thashethemet. Fillimisht Mirjeta i tregon Klodianës për diskutimin që pati me Marielin, të cilit i kishte ngelur hatri me disa nga sjelljet e saj. Pas kësaj bisede vajzat fillojnë të flasin për Nedën, duke komentuar disa nga shprehjet e saj gjatë debatit. Klodiana i thotë Mirjetës se nëse Neda do t’i kishte kërkuar falje për lojën e dyshekëve, ajo nuk do të kishte reaguar keq ndaj asaj. “Sikur Neda të më thoshe “Më fal, Klodi, nuk e dija që e kishe problem të preknin gjërat e tua personale, mos u mërzit se unë do t’i rregulloj përsëri gjërat e tua”, edhe unë do t’i thosha: “S’ka gjë Neda, unë i rregulloj vetë gjërat”. Klodiana thotë se nëse Neda do t’i kishte kërkuar falje, ajo do ta sqaronte se ata nuk fjetën jashtë për inatin e tyre, por thjesht për qejf. Mirjeta i thotë Klodianës se Neda kërkon që ta ulë atë dhe prandaj reagon në atë mënyrë dhe se kështu sillet edhe ndaj banorëve të tjerë, por Klodiana shton se ajo nuk ka për të lejuar Nedën që ta prekë apo ta ofendojë duke e quajtur edhe si zëdhënëse e mendjeve të tjera në shtëpi.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›